Arifi: Raundi i vetëm i pensionimit politik, vullneti i popullit nuk po rrespektohet?
Lokale

Arifi: Raundi i vetëm i pensionimit politik, vullneti i popullit nuk po rrespektohet?

26.Dec.2017 08:34
0
Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi duke vlerësuar procesin e zgjedhjeve lokale të mbajtur më 24 Dhjetor në komunën e Preshevës është shprehur se banorët e komunës së Preshevës nuk lejuan që dikush të luaj më me ardhmërinë.

“Raundin e parë e fituam bindshëm, falë vendosmërisë sonë ti qëndrojmë besnik idesë duke mos bërë kompromise për çështjet thelbësore, raundin e parë e fituam falë besimit tuaj. Ky është dashur të jetë edhe raundi i vetëm i pensionimit politik të tyre, por jo, ata vendosën që të mos e respektojnë vullnetin e diasporës sonë, duke anuluar disa vendvotime”, është shprehur Arifi përmes një deklarate.

 

Kjo ështe deklrata e plotë e Shqiprim Arifit:

 

Të nderuar banorë të komunës së Preshevës,

Njerëzit të cilët duan ta ndryshojnë vendin e vet, nuk kanë drejtë ta zgjedhin momentin kur do ti bëjnë ato ndryshime. Të tillë njerëz jemi edhe ne. Të tillë ishim kur themeluam Alternativën për Ndryshim, të tillë ishim me 24 Prill 2016, të tillë ishim me 10 Mars 2017 , të tillë ishim me 24 Dhjetor 2017, të tillë jemi edhe sot.

Dje, ju të nderuar banorë të komunës së Preshevës, nuk lejuat që dikush të luaj më me ardhmërinë tuaj dhe ardhmërinë e fëmijëve tuaj, sepse pamë që po na kthehen në vitin 2017 ende politikanët e viteve të 90-ta bashkë me atë petkun e zi që na shkatërroi më herët dhe që po na ngulfat edhe sot. Për këtë arsye, dje ishin këto më së paku zgjedhje lokale, këto në fakt ishin zgjedhje ku ne vendosëm për mënyrën tonë të jetesës.

Fillimisht, dua të falënderoj të gjithë ata bashkatdhetarë tanë të cilët udhëtuan mijëra kilometra , të cilët me qetësi dhe dashuri, dolën dhe i dhanë përkrahje idesë tonë, ide e cila nuk do ta kishte shkëlqimin e vet pa përkrahjen e diasporës sonë.

Ju faleminderoj të gjithëve që dje qëndruat në radhë të gjata që ta votoni NDRYSHIMIN, ju të cilët pritët aq gjatë sepse ishit të zhgënjyer me faktin se Ragmi Mustafa ende dëshiron të bëhet kryetar komune, sepse ishit të tmerruar me faktin se Riza Halimi me dekada është ende një kryetar partie, sepse nuk deshët të lejonit që partitë tjera të vogla të jenë lojtarët kyç të qëndisjes së ardhmërisë sonë. Andaj, ju faleminderit përzemërsisht.

Raundin e parë e fituam bindshëm, falë vendosmërisë sonë ti qëndrojmë besnik idesë duke mos bërë kompromise për çështjet thelbësore, raundin e parë e fituam falë besimit tuaj. Ky është dashur të jetë edhe raundi i vetëm i penzionimit politik të tyre, por jo, ata vendosën që të mos e respektojnë vullnetin e diasporës sonë, duke anuluar disa vendvotime. Nëse mendojnë se shpëtuan nga dënimi i diasporës dhe të banorëve të komunës sonë, gabohen shumë ngase DËSHTIMI TYRE NDODHI.

Andaj, pas raundit të parë ku unë mora besimin e më shumë qytetarëve tanë të udhëheqë komunën, ky vullnet i juaj do të realizohet vetëm atëherë kur secili nga ju do të bëhet kandidat për kryetar komune, i cili do të përcjell këtë energji pozitive tek secili që nuk beson, tek ai cili dyshon, i cili ka ndaluar të frymoj shlirë, sepse nuk mund të jetoj në atë mënyrë që i ofrohet sot, i cili nuk mund ta jetoj atë dënim për të cilin është dënuar pa faj.

Ditëve në vazhdim, në raundin e dytë të gjithë duhet të bashkohemi, ngase unë bashk me të gjithë ju dua ta mund, jo Ragmi Mustafen, jo Riza Halimin e as Ardita Sinanin, por mjerimin dhe fatkeqësinë të cilat na kanë marrë të drejtën për një jetë normale.

Faleminderit!!!

 

Mustafa: Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar në Preshevë, vazhdojmë më fuqishëm
Miratohet kërkesa për hapjen e fakultetit të studimeve Islame në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration