Musa Ajeti, doktori i parë i Gjeometrisë në hapësirën 4 dimensionale në mbarë shqiptarinë (video)
Lokale

Musa Ajeti, doktori i parë i Gjeometrisë në hapësirën 4 dimensionale në mbarë shqiptarinë (video)

15.Jun.2013 23:07
0
Shqiptaria ka bërë doktorin e a parë  të shkencës së matematikës. Ky është Musa Ajeti, i cili ka Doktoruar në Universitetin “ Pasiji Hilendarski” në Plovdiv në Fakultetin e Matematikës dhe Informatikës në Katedrën e Gjeometrisë me temën: ”Tri prodhimet në hapësirën katër dimensionale të lidhur afine pa tensor”. Në një intervistë për RTP doktori I gjeometrisë në hapësirën 4 dimensionale ka rrëfyer për punën e tij  dhe suksesin që tashmë  për tej personal është edhe mburrje për tërë kombin shqiptar , pasi është doktori I parë në këtë lëmi.Për me tepër sot në teknologjinë e avancuar filmat tre deminsional bëhen për mes formulave që doktori Ajeti i aplikon edhe për tej  këtyre dimensioneve.Ai është i veçantë edhe për faktin pasi  punimi i tij që është botuar në Japoni ku janë 72- prodhime që paraqesin 72 invariante ku deri më tani janë njohur vetëm 35 prodhime. Këto “zbulime” dr. M. Ajeti i ka arritur duke iu falënderuar Prof. dr. Georgi Zlatanov, sepse, ky është profesori që është i vetmi në botë që njihet si shkencëtari, i cili ka arritur të zbulojë formulat 11(D) dimensional. Dr . Musa Ajeti tani punon në Fakultetin Shtetëror të Tetovës, dega në Shkup në drejtimin e Matematikës, ku ligjëron Gjeometrinë Analitike dhe transformimet gjeometrike, matematikën 1&2. Veprimtaria shkencore e dr. Musa Ajetit është mjaft e voluminoze, e cila në vete ngërthen tekste shkencore nga dija e matematikës. Këto tekste ai i ka botuar për ndihmuar shkollarët e rinj, të cilët për herë të parë “takohen” me gjeometrinë analitike etj. Ja tekstet e tij shkencore: Matematika për kl. e I (shkollës fillore) me përmbledhje; Matematika 3, për klasën e tretë shkollës fillore; Matematika 4 për klasën e katërtë shkollës fillore; Pitagora 3, përmbledhje detyrash për kl. e 3-4; Pitagora 5, përmbledhje detyrash për kl e 6; Pitagora 6, përmbledhje detyrash për kl e 7; Pitagora 7, përmbledhje detyrash për kl e 8; Pitagora 8, përmbledhje detyrash për kl e 9; Pitagora 1, Formula matematikore, për shkolla fillore e të mesme, por edhe për shkollat e larta. Vlen theksurar se ai ka nxjerrë Librin i parë elektronik në viset shqiptare (kl. V-VI) të shkollës fillore. Ai ka mbajtur shumë seminare ,mandej ka publikuar shumë punime shkencore, si janë: “Kërkimet për numri π” - botuar në revistën “Vizione”; “Prodhimet e Çobishevit” – botuar në revistën e Fakultetit të Matematikës dhe Informatikës në Plovdiv (Bulgari); “Prodhimet gjeodezike në hapësirën 4 dimensionale pa tensor”, të botuar në revistën “Buletin” në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore në Prishtinë; “Prodhimet karteziane”, të botuara në Fakultetin e Evropës Juglindore (shtul) - Tetovë; “Prodhimet e konjuguara me shumë baza në hapësirën katërdimensionale pa tensor” - botuar në Fakultetin “ Kiril i Metodiji” në Shkup; “Tri prodhimet në hapësirën katërdimesionale të lidhur afine”, botuar në revistën e veçantë në botë “Tensor” në Japoni; “Prodhimet simetrike dhe antisimetrike”, - botuara në Sofje – Bulgari etj. Mandej, ai ka mbajtur konferenca në vitin 2010 “ Remia” në Plovdiv të Bulgarisë, më 2012 në Ohër të Maqedonisë, ku ka përfaqësuar Fakultetin e Plovdivit me punimin tij: “ Prodhimet e konjuguara me shumë baza të transformuara”. Pos këtyre punimeve e debateve, ka organizuar Olimpiadën mbarëkombëtare në vitin 2010 në Preshevë, ku kanë marrë pjesë këto shtete: (R. e Kosovës, R. e Maqedonisë, R. e Shqipërisë si dhe Lugina e Preshevës).Dr Musa Ajeti tashmë çdo ditë mund ta takoni në seminare brenda dhe jashtë vendit. /Titulli.com/ http://youtu.be/rUoFVuqDvfA
Lugina në mitingun e Erdoganit në Stamboll (foto dhe video)
Hapet festivali VIVISECT Fest në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration