Lokale
Hapet festivali VIVISECT Fest në Preshevë
Është bërë hapja solemne e festivalit udhëtues për të drejtat e njeriut VIVISECT Fest në kërkim të demokracisë,njëherit në kuadër të këtij festivali është prezantuar edhe ekspozita e fotografive ku kanë paraqitur dokumente të vlefshme të popullit rumun,te krijuara nga fotoreporteri Jarosllav Pap.
Në kërkim të Demokracisë,është ky festivali udhëtues për të drejtat e njeriut VIVISECTfest që do të mbahet prej datës 13 deri më 16 qershor. Përveç filmave dokumentar në kuadër të festivalit udhëtues u prezantua edhe ekspozita e fotografive dokumentuese te Jarosllav Pap-it,Revolucioni i dhjetorit në Rumuni 1989. Kjo ekspozitë paraqet dokumentin e vlefshëm jo vetëm për historinë më të re të popullit rumun,por edhe kronikën e rrëzimit të komunizmit në Evropë. Sipas organizatores Marija Gajicki përmes kësaj ekspozite kanë paraqitur ngjarjet nga e kaluara e afërt të cilat kanë shkaktuar ndryshimet demokratike në shtetet e Evropës Lindore.
Driton Rexhepi përfaqësues i Zyrës për të Rinj në Preshevë,për RTV Presheva ka thënë se ky festival ka rëndësi të veçantë për qytetarët e Preshevës,pasi është qyteti i tetë me radhë që udhëton ky festival..
Gjithashtu sonte me fillim prej ora 19 30 do të jepet dhe filmi dokumentar Zero Heshtje.
Festivali udhëtues për të drejtat e njeriut –VIVISECTfest në Kërkim të Demokracisë është realizuar në bashkëpunim me zyrën për të rinj në Preshevë.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!