Lugina në mitingun e Erdoganit në Stamboll (foto dhe video)
Lokale

Lugina në mitingun e Erdoganit në Stamboll (foto dhe video)

16.Jun.2013 22:58
0
Shqiptarët nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina, sot së bashku kanë marrë pjesë në mitingun mbështetës për kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan që u zhvillua në Stamboll. Rreth 1.5 milionë qytetarë të Stambollit morën pjesë në mitingun e organizuar në mbështetje të kryeministrit të vendit, duke e përkrahur ate edhe matej në politikën e tij në udhëheqjen dhe zhvillimin e shtetit. “Ne do të vazhdojmë me demokracinë në vendin tonë, pa marrë parasysh kritikat që vijnë nga Evropa, SHBA e shtetet tjera perëndimore”, tha gjatë fjalimit Erdogan. Ai në një moment, i përcjellur me brohoritjet e publikut thërriste vendet pjesëmarrëse në miting, në mesi n e të cilës ishin edhe qytet e Kosovës, Maqedonisë, Bosne e Hercegovinës dhe shumë shteteve islame që vijnë nga kontinenti i Azisë. Në mesin e pjesëmarrësve të këtij tubimi milionësh, ishin edhe një grup prej dhjetë shqiptarëve nga Presheva e Bujanoci dhe nga Kumanova. Lejlan Sadiku nga Presheva thotë se në “ne erdhëm në mbështetje të një demokracie reale e kohës së sotshme si shembulli më i mirë i zhvillimit në rajon dhe botë, e prirë nga politika e deritanishme e kryeministrit Tajip Erdogan”. Duke parë situatën nga vendi i ngjarjes,  ai komenton kështu protestat e dhunshme të organizuara në Stamboll dhe qytetet tjera të Turqisë “Fatkeqësisht realiteti mundohet të pasqyrohet në një ekran shumë të ngushtë, një protestë e ngritur mbi një alibi e cila thërret në ekologji, mirëpo ajo është e përfaqësuar në kushte të terrenit me një grumbull njerëzish, kurse neve na serohet një tabloid i mbushur plot e përplot”. Ndwrsa, Haxhi Ahmet Loci nga Gostivari i Maqedonisë, për Titullin u tha se në tubim ka marrë pjesë së bashku me 109 qytetarë tjerë shqiptar e turq. “Në mitingun e Erdoganit morëm pjesë 110 qytetarë nga Gostivari. Kemi ardhë pas tubimit përkrahës që e organizuam në Gostivar”, u shpreh Haxhi Ahmeti. Ai thotë se, po të kishte zgjedhje, kryeministri turk do të fitonte 70 për qind të elektoratit. “Për mua Erdogan është Halife”, u shpreh Haxhi Ahmeti. Pjesëmarrësit shqiptar të këtyre trojeve vlerësuan lartë organizimin e tubimit, ndërsa thanë se nën udhëheqjen e Erdoganit, Turqia është bërë shtet i fuqishëm i cili mbron interesat e myslimanëve në mbarë botën. Tubimi përkrahës u mbajt pas protestave të dhunshme të organizuara në sheshin Taksim të Stambollit në atë të Ankarasë. /Titulli.com/ http://youtu.be/k4P8SUJZgu4 Protesta-stamboll-1 Protesta-stamboll-2 Protesta-stamboll-3 Protesta-stamboll-4 Protesta-stamboll-5 Protesta-stamboll-6 Protesta-stamboll-7 Protesta-stamboll-8 Protesta-stamboll-9 Protesta-stamboll-10 Protesta-stamboll-11 Protesta-stamboll-13 Protesta-stamboll-14 Protesta-stamboll-15 Protesta-stamboll-16
Kërkohet zyrë diplomatike në Luginë
Musa Ajeti, doktori i parë i Gjeometrisë në hapësirën 4 dimensionale në mbarë shqiptarinë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration