Mungesa e teksteve dhe (mos) bashkëpunimi i pushteteve
Lokale

Mungesa e teksteve dhe (mos) bashkëpunimi i pushteteve

12.Oct.2014 18:00
0
Mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe është një problem i madh me të cilin nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës po ballafaqohen një kohë të gjatë.

Pasi që njëra prej kompetencave të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) është arsimi, Titulli.com kontaktoi këtë këshill e gjithashtu edhe përgjegjësit komunal për arsim në Bujanoc dhe Preshevë, për të mësuar më shumë rreth kësaj çështje.

Ragmi Mustafa, nga KKSH, thotë se ky këshill prej fillimit i ka dhënë prioritet arsimit, e këtë e dëshmon edhe fakti se janë formuar dy komisione për çështje të arsimit. Sa i përket teksteve, Mustafa thotë se KKSH ka siguruar 84 tekste mësimore e fletore pune për nxënësit e shkollave fillore shqipe të Luginës së Preshevës, ndërsa për tekstet që mungojnë thotë se nuk janë lejuar nga ministria republikane e arsimit.

Ai shton se “për sigurimin e teksteve shkollore KKSH ka përcaktuuar tri forma: bartja apo lejimi i teksteve shkollore nga shteti amë, domethënë nga Shqipëria, pasi nga Kosova nuk lejohen pas shpalljes së pavarësisë, forma e dytë është përkthimi i teksteve nga gjuha serbe dhe forma e tretë botimi i librave nga autorët vendas, gjegjësisht nga Presheva, Bujanoci e Medvegja”.

Lidhur me këtë problematikë, drejtori i Drejtoratit për Arsim pranë komunës së Bujanocit, Bajram Fejzullahu thotë se ka mungese të teksteve shkollore sidomos për nxënësit e shkollës se mesme, që nuk kanë asnjë tekst.

Në pyetjen tonë se a kanë pasur bashkëpunim në mes të organeve komunale dhe KKSH-së, Fejzullahu thotë se “me një bashkëpunim të sinqertë në mes Këshillit Nacional Shqiptar dhe organeve të pushtetit lokal, me siguri se do të kishim zgjidhë shumë probleme, jo vetëm çështjen e teksteve mësimore, por edhe shumë çështje tjera me rëndësi për shqiptarët në Luginë. Shpresoj se kjo do të ndodhë me zgjedhjet e reja për këshill që janë së shpejti, e shpresoj që të jetë gjithëpërfshirës”.

Fadil Azizi, kryeshef i Drejtoratit për veprimtari shoqërore dhe çështje publike pranë komunës së Preshevës thotë se në shkollat shqipe të kësaj komune ka mungesë të madhe të teksteve në gjuhën shqipe.

“Mungesë të teksteve ka prej klasës së parë të shkollës fillore e deri në arsimin e mesëm, ku gjendja është edhe më katastrofale pasi nuk ekziston asnjë tekst mësimor në gjuhën shqipe”, shprehet Azizi.

Sa i përket bashkëpunimit me KKSH-në, ai thekson se deri më tani nuk kanë pasur asnjë bashkëpunim me këtë institucion për shkak të, siç u shpreh ai, mosdaljes në zgjedhje për këshill nacional, ndërsa për në të ardhmen shton se bashkëpunimi nuk do të mungojë./Titulli.com/

 

Xhemaledin Salihu rizgjidhet kryetar i SHTKK-së
Shqiptarët e Luginës me katër lista për zgjedhjet e KKSH-së (lista)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration