Xhemaledin Salihu rizgjidhet kryetar i SHTKK-së
Në sallën e leximit të Bibliotekës së Qytetit "Mehmet Jusufi" në Preshevë u mbajt Kuvendi i Dytë Zgjedhor i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore (SHTKK).Në këtë mbledhje u rizgjodh me aklamacion Xhemaledin Salihu, kryetari i SHTKK-së, ndërsa për nënkryetar në Preshevë-Ismet Bajrami, nga Bujanoci-Nehat Ramizi, Medvegja-Rexhep Abazi, kurse sekretar Mustafë Ahmeti.
Kuvendin Zgjedhor e udhëhoqi Kryetari i Kuvendit të SHTKK-së Zeqirja Fazliu i cili para të pranishmëve paraqiti rendin e ditës që mori votat unanimisht.
Pas raportit të kryetarit Salihu lidhur me punën e tij katër vjeçare pati edhe diskutime lidhur me raportin e punuar për aktivitetet e kryera dhe për obligimet statutare, si dhe të aktiviteteve të tjera të cilat i ka në pikëvështrim.
Pati diskutime nga Rexhep Abazi, Demush Berisha, Bilall Maliqi, Zeqirja Fazliu, Ismet Bajrami, Nehat Ramizi etj.
Në këtë mbledhje u zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit Drejtues të shoqatës me seli në Preshevë, si dhe të Këshillit mbikëqyrës./Titulli.com/