Shqiptarët e Luginës me katër lista për zgjedhjet e KKSH-së (lista)
Lokale

Shqiptarët e Luginës me katër lista për zgjedhjet e KKSH-së (lista)

12.Oct.2014 22:52
0

Deri në këto momente në Komisionin Republikan Zgjedhor për zgjedhjet e 26 tetorit, për këshilla kombëtare të pakicave, nga bashkësia etnike shqiptare që jeton në Serbi, janë paraqitur katër lista zgjedhore.

Lista “Partia Demokratike – Dr. sc. Nagip Arifi” që përbëhet nga koalicioni i Partisë Demokratike dhe Bashkimit Demokratik të Luginës, në listë ka të radhitura emrat e 15 kandidatëve, por për dallim nga lista e parë kur PD nuk ishte në koalicion, lista e regjistruar në Komisionin Republikan Zgjedhor (KRZ) është me ndryshime, pasi në te janë hequr disa kandidatë të PD-së dhe janë futur kandidatë të koalicionit, BDL-së, raporton Titulli.

Lista “Koalicioni i shqiptarve të bashkuar” përbëhet nga emrat e anëtarëve të propozuar prej koalicionit të tre subjekteve tjera politike, Partisë Demokratike Shqiptare, Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe Rilindjes Demokratike.

Këto tre subjekte së bashku me dy të parat, Partin Demokratike dhe Bashkimin Demokratik të Luginës, kanë arritur marrëveshje që nëse arrijnë që në këto zgjedhje të fitojnë shumicën e anëtarëve në Këshillin Kombëtare Shqiptar, i cili në përbërjen e re do të ketë 15 anëtarë, kandidatë për kryetarë do ta kenë Jonuz Musliun, drejtuesin e Lëvizjes së Progresit Demokratik.

Koalicioni i radhës mes Partisë për Veprim Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar në KRZ ka dorëzuar listën me emrin “Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve”. Edhe ky koalicion i përbërë prej dy partive politike në listën e saj ka paraqitur 15 kandidatë potencialë për anëtarë në KKSH.

Për këto zgjedhje, i vetmi grup qytetarë i regjistruar deri më tani për të garuar është lista “Nagip Taipi”, që përmban pesë kandidatë.

Në Serbi janë të regjistruara gjithsejtë 17 këshilla kombëtare të pakicave, të cilat deri më tani kanë paraqitur 75 lista zgjedhore për zgjedhjet e 26 tetorit./Titulli.com/

*****************************************************************************************************************************************************************************************

“PARTIA DEMOKRATIKE - Dr sc NAGIP ARIFI”

1. Arber Pajaziti, prof. i gjuhës shqipe, Bujanoc

2. Zejni Fejzullahi, ing. dipl. i makinerisë, Bujanoc

3. Elvere Salihi, edukatore e dipl. Bujanoc

4. Qenan Hetemi, prof. i gjuhës shqipe, Preshevë

5. Edmond Isufi, jurist baçelor, Bujanoc

6. Xhejlane Jakupi, msc. ekonomisë, Bujanoc

7. Naim Salihi, prof. i gjuhës serbe, Bujanoc

8. Bejzad Abdullahu, prof. i gjuhës shqipe, Bujanoc

9. Nedžmije Demiri, ekonomiste e dipl., Preshevë

10. Rahim Raimi, ekonomist i dipl., Bujanoc

11. Tahir Bilalli, prof. i gjeografisë, Bujanoc

12. Emsale Jahiji, biologe e dipl., Bujanoc

13. Vigan Duraku, jurist i dipl., Preshevë

14. Bajram Mustafa, përkthyes shkalla VII, Medvegjë

15. Aurora Muharemi, studente, Medvegjë

 

“KOALICIONI I SHQIPTARVE TË BASHKUAR”

1. Jonuz Musliu, biolog, Bujanoc

2. Shukri Ymeri, profesor i biologjisë, Preshevë

3. Albiona Ibrahimi - Rexhepi, profesor i mësimit klasorë, Preshevë

4. Agon Ajeti, apsolvent i biokimisë, Preshevë

5. Musli Rashiti, arsimtar, Preshevë

6. Hana Emërllahu, profesor i gjuhës shqipe, Preshevë

7. Riza Fetahi, arsimtar, Bujanoc

8. Irfan Rahimi, inxhinier i diplomuar, Preshevë

9. Fatlume Lutfiu, profesor, Bujanoc

10. Qani Fejzullahu, punëtor, Preshevë

11. Meriton Murtezi, profesor i gjuhës angleze, Preshevë

12. Hafize Shaqiri, profesor i gjuhës shqipe, Preshevë

13. Buletin Saqipi, jurist i diplomuar, Preshevë

14. Vaxhid Mehmeti, profesor i gjuhës shqipe, Preshevë

15. Merita Sadriu, profesor i mësimit klasorë, Preshevë

 

"KOALICIONI PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE”

1. Galip Beqiri, sociology i diplomuar, Bujanoc

2. Ardita Sinani, ekonomiste e diplomuar, Preshevë

3. Hamdi Fejzullahi, profesor, Preshevë

4. Mentor Nuhiu, profesor i gjuhës shqipe, Preshevë

5. Adem Hasani, inxhinjer i diplomuar i teknologjisë, Bujanoc

6. Xhemile Aliti, motër medicinale, Bujanoc

7. Lulzim Sahiti, shkolla e mesme, Medvegjë

8. Emine Sinani, juriste, Preshevë

9. Selami Mustafa, jurist i diplomuar, Bujanoc

10. Arbnora Ahmedi, juridiku shkalla bacelor, Preshevë

11. Qenan Ferati, profesor, Preshevë

12. Memet Dalipi, profesor i bioplogjisë, Bujanoc

13. Sinan Fetahu, profesor i gjuhës frenge, Preshevë

14. Leonora Veliu Fejzullahu, profesor i gjuhës shqipe, Bujanoc

15. Rexhep Latifi, teknikë i komunikacionit, Bujanoc

 

"NAGIP TAIPI"

1. Nagip Taipi, zdrukthtar, Bujanoc

2. Izet Limani, i papunë, Bujanoc

3. Ajtene Taipi, amvise, Bujanoc

4. Mentor Aliti, dramaturg, Bujanoc

5. Ibrahim Maliqi, student, Bujanoc

Mungesa e teksteve dhe (mos) bashkëpunimi i pushteteve
Preshevë: Treni përplasë veturën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration