Mjekët gjermanë ndihmojnë refugjatët në Preshevë (video)
Lokale

Mjekët gjermanë ndihmojnë refugjatët në Preshevë (video)

07.Dec.2015 10:50
0
Përveç organizatave të ndryshme humanitare, vendore e ndërkombëtare, refugjatët në Preshevë, gjegjësisht në fshatin Miratoc të kësaj komune, i ndihmojnë edhe ekipet e mjekëve, gjithashtu vendore dhe ndërkombëtare.

Njëri prej ekipeve të mjekëve që ndihmon refugjatët që vijnë në fshatin Miratoc janë ata nga organizata humanitare ndërkombëtare “Humedica” nga Gjermania.

Koordinatori i këtij projekti, Daniel Babilon, thotë se Humedica edhe më parë ishte e pranishme në Serbi, por në Preshevë janë që nga data 4 tetor.

“Kemi një grup të mjekëve dhe qëllimi kryesor i yni është të ndihmojmë refugjatët që kanë probleme mjekësore”, thotë Babilon për portalin informativ Titulli.com.

Mjeku Florian Bernhardt nga Humedica thotë se ballafaqohen me probleme të ndryshme mjekësore të refugjatëve që kalojnë rrugë të gjatë derisa të arrijnë në Miratoc.

“Rastet më të shpeshta janë infeksione bronkiti, të traktit respirator, dhe infeksione të barkut. Gjithashtu kemi edhe raste të traumave psikologjike dhe të gjendjes tepër të dobët të refugjatëve, të cilët kanë nevojë për pije dhe ushqim”, thotë Bernhardt.

Ai shton se edhe fëmijët vijnë në gjendje shumë të dobësuar nga rruga e gjatë, dhe për shkak të motit të ftohtë që po mban të këtyre ditëve, përveç kontrollimeve mjekësore atyre i ofrojnë edhe pije të ngrohta.

Sipas koordinatorit Daniel Babilon, në ditët në vazhdim Humedica do të shqyrtojë gjendjen nëse mund të realizojnë edhe ndonjë projekt tjetër që do të jetë i nevojshëm për këtë rajon./Titulli.com/

VIDEO:

 

Buxheti i Preshevës , veç për asfalt e beton ?
Specialisti i Karatesë nga Lugina mban seminar trajnues në Elbasan (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration