Specialisti i Karatesë nga Lugina mban seminar trajnues në Elbasan (video)
Lokale

Specialisti i Karatesë nga Lugina mban seminar trajnues në Elbasan (video)

07.Dec.2015 18:06
0
Ekipin e karatesë ''Sport Klub Elbasani'' e ka nderuar me pjesëmarrjen e tij, Bejar Fazliu, mjeshtër 7 DAN i Karatesë Tradicionale.

Ai është shef i Instruktoreve të Filadelfias  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , i cili kthehej në Elbasan pas 12 vjetësh pikërisht për të parë sesi është gjendja e ekipit të Elbasanit.

Mirand Backa Instruktori i Ekipit te karatesë ''Sport Klub Elbasani'' në një intervistë për Tv Skampa është shprehur se nga viti në vit ekipi jo vetëm që rritet profesionalisht po edhe shtohen talentet e rinj.

 Aktualisht ekipi i  karatesë ''Sport Klub Elbasani'' përbëhet nga 40 sportistë.

Bejar Fazliu, është shprehur se mbajtja e ligjërimit për ekipet e karatesë tashme është kthyer ne një ritëm tw jetës sw tij por emocionet dhe ndjesia e ardhjes nw Elbasan është ndryshe.  

Pas seancës stërvitore të zhvilluar me instruktorin e karateistëve të Filadelfias nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nxënësit pjesëmarrës në këtë trajnim janë vlerësuar edhe me certifikata./tvskampa/

 

Mjekët gjermanë ndihmojnë refugjatët në Preshevë (video)
Fondi Humanitar Komunal në Preshevë, për refugjatët me kapacitete të limituara
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration