Buxheti i Preshevës , veç për asfalt e beton ? Pamje nga rrugët e asfaltuara në komunë të Preshevës
Lokale

Buxheti i Preshevës , veç për asfalt e beton ?

06.Dec.2015 21:47
0
"Është fatkeqësi që edhe pas 15 vitesh pas konfliktit të armatosur dikush flet për arritje tejet të mëdha , në një kohë që shqiptarët në komunë të Preshevës do duhej të kishin thuajse të gjitha të drejtat e realizuara, e jo të jenë në një pozit pa shtegdalje, dhe kjo qeverisje është duke vendnumëru në vend .

Rasti i “i humbjes së gjykatës themelore është një nga më eklatantët ku janë shkelur të gjitha të drejtat e mundshme njerëzore, mbyllja e disa bankave si : Alpfa bank, procredit bank, mbetja e qytetit pa stacion të autobusave, mos hapja e vendkalimit kufitar Miratocë - Llojan, heqja e lapidarit, ,  një shakallë enomer e papunësis deri 92% e popullatës  ,burgosja e librave të donuara nga Minsitria e arsimit të Kosovës në terminalin në Preshevë , mos privatizimi i RTP-së dhe humbja e vendeve të punës së 24 punëtorëve të këtij televizioni ”, kurse pushtetarët tanë as që bëjnë zë për këto raste që prekin kapilarët e e çdo shqiptari me dhimbje deri në palcë. Janë ngatërruar tej mase gjërat, pasi kjo situat e krijuar në Preshevë  është bërë  diçka abnormale, , pasi që ne vetë qytetarët i çuam atje  si të deleguar ku janë në pozicionet e tyre, të  qeverisjes aë pushtetit  lokal  dhe ne disi po frikohemi të i themi ,, STOP” matrapazëve politikë, dhe ka ardhë koha e fundit që gjërat ti kthejmë në normalitet.

 “Mjafton tu bëhet një rishikim pasurisë se tyre të shtuar qysh se erdhën në pushtet, shtëpitë e ndërtuara, pronat, udhëtimet, veturat super të shtrenjta të blera për ditëlindjen e fëmijëve të tyre,  pronat e regjistruara( banesa në Kosovë ) të blera  në emër të familjarëve…etj etj… kur rroga e tyre nuk mundëson më shumë se të jetuarit një jetë normale dhe jo të shtojnë për qindra herë  e pasurinë që e kanë shtuar për 10 vite të qeverisjes lokale , këto do të ishin dëshmi për çdo zyrë finance  në nivel qendror të qeverisë  për hetim deri në palcë e rrënjë.

Kjo po bëhet përmes tenderëve korruptiv në mbledhjen e hiseve të tyre me pallogaridhënje, pa transparencë dhe me kamuflazh totale; me emra të firmave tjera e duke u pasuruar stafi i tij klanor e fisnor deri te vet kryetari Ragmi Mustafa . E çfarë i mbetet qytetarit, i cili po duhet të vuaj pasojat e një klase të dështuar politike të kësaj komune.Nëse kjo e keqe nuk luftohet që të shkulet me rrënjë, ajo do të na vras përgjithmonë dhe përfundimisht ka për ta shndërruar këtë vend të braktisur nga rinia , ku askush nuk mund të jetoj dinjitetshëm. Nëse opozita nuk bashkohet  , shoqëria civile, bashkësit fetare, drejtuesit tjerë institucional,  partia e sapo themeluar,, ALTERNATIVA”,  nuk marrin masa urgjente për ti ndaluar keqpërdoruesit e parasë në Preshevë, atëherë të gjithë do të paguajmë një çmim që gjeneratat e ardhshme nuk do t”na falin.  Kështu po  vazhdohet edhe sot me disa rrugë ku shtrohen me kupëza betoni nëpër të gjtiha fshatrat e komunës së Preshevës dhe në disa rrugë brenda qytetit dhe të gjitha këto bëhen jashtë planifikimit buxhetor, në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik pa procedura tenderuese pa oferta konkurruese.”, , duke shtuar se kjo është pafytyrësia e një pushteti, i cili për këto  keqpërdorime të ngjashme asnjëherë për 14 vite nuk është  të ballafaquar  me organet e drejtësisë, edhe kjo le të jetë një sprovë që të merret më së shumëti opozita dhe e ka obligim për këto dyshime të angazhoj organet e hetuesisë dhe mos ta miratoj buxhetit e vitit 2016-të.

Me këtë analizë kritike, kam paraqit  pikpamjen time si qytetarë  rreth menaxhimit te buxhetit nga ana e komunës së Preshevës pasi këtë vitë janë ndarë mjete për shtrimin e trotuareve me kocka betoni  , renovimin e objekteve shkollore, , rregullimin e kanalizimeve , zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugëve në nivel lokal   dhe komunal, asfaltimin e rrugëve etj dhe kërkoj të japin përgjegje dhe shënime më të hollësishme  Komisioni për buxhet dhe financa  nga komuna  e Preshevës për këto pyetje që ia adresoj më  pushetit lokal : 


1.     Cilat janë shërbimet kontraktuese të komunës lidhur me tenderimet e bëra  dhe lidhja e kontratave me punëdhënsit në Preshevë , kerkohet që të specifikohen se cilat firma kan qen të privelegjuara nga ana pushtetit lokal?

2.    Të kërkohet reprezentacioni (Restorantet ku janë dhënë  drekat nëpër restorantet ku  janë  pritur delegacionet e jashtëme) sa është vlera e shpenzimeve të mjeteve nga buxheti , sa mjete janë nga Buxheti komunal për KNSH-në ?


3.     Sa automjete ka Komuna dhe sa ka qen shpenzimet e derivateve për këto   automjete për një  vitë dhe në cilat pompa janë furnizuar këto automjete  , kërkohet  një raport për çdo institucion ku është themelues komuna ?

3.  Për mallrat dhe shërbimet tjera  kërkohet transparenca dhe arsyeshmeria për shpenzimet e bëra. 

Dyshohet se janë bërë  shpenzime enorme për pozicionet që janë të lidhura me komodotetin e zyrtarëve të Komunës së Preshevës  dhe rehatin e tyre si:

1.              Për udhëtime  zyrtare në Kosovë, Shqipëri, vizita e kryetarit në SHBA, drekat zyrtare dhe akomodimet e bëra  jasht vendit. Sa para   jane shpenzuar ?

2.     Per telefoni mobile  sa janë shpenzuar dhe servisim të automjeteve, regjistrimin e tyre ?

A do të jetë në gjendje opozita si forcë politike të përmbysin këtë mendësi të keqeverisjes me mos miratim të buxhetit e vitit 2016-të  dhe rrjedhimisht vasale të politikëbërjes aktuale, na mbetet jo vetëm të shpresojmë, por edhe që secili prej nesh të japë mundin e vet që kjo të mosndodhë dhe mospërsëritet mëtutje.

.

Shkruar nga: Xhelal Memeti- Partia për Veprim Demokratik në Preshevë

 

Organizohet turniri BU-Cup 2015 në Bujanoc, paraqituni për pjesëmarrje
Mjekët gjermanë ndihmojnë refugjatët në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration