Ministria, përmes Ambasadës në Beograd, sqaron takimin e Liderëve në Tiranë
Lokale

Ministria, përmes Ambasadës në Beograd, sqaron takimin e Liderëve në Tiranë

04.Feb.2014 16:30
0
Pas takimit të Liderëve shqiptar të Luginës së Preshevës me ministrin Ditmir Bushta, Ministria e këtij të fundit përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë sot ka lëshuar një njoftim rreth takimit të 29 janarit. Në këtë kumtesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë mes tjerash thuhet se në këtë takim të parë gjithëpërfshirës u trajtuan problematikat e përditshme, me të cilat përballet popullsia shqiptare e Luginës së Preshevës dhe zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe në rajon. “Ministri Bushati pasi njohu pjesëmarrësit me prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë, rikonfirmoi qëndrimin e Qeverisë për një qasje më aktive dhe më pranë shqetësimeve të shqiptareve të Luginës, në përputhje me aktet dhe parimet ndërkombëtare të gjithë pranuar . “Kohezioni i faktorit politik dhe shoqëror shqiptar i artikuluar nëpërmjet një platforme përbashkuese të qëndrimeve konkrete, përbën një interes jetik për Shqiptarët e Preshevës”,- u shpreh Ministri Bushati, shkruan kumtesa.

lideret lugines ne tirna

Sipas këtij njoftimi diskutimet janë përqendruan në nevojën për maksimizimin e përfaqësimit institucional të shqiptarëve, përfshirjen më të plotë në jetën ekonomike dhe sociale, sikundër pasqyrimin më realist të situatës në Luginën e Preshevës, pranë institucioneve ndërkombëtare. Ministri Bushati, gjithashtu i ka informuar pjesëmarrësit mbi mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, në 11 Janar 2014 në Prizren, si dhe mbi rëndësinë e marrëveshjeve të arritura, përfshirë këtu financimin për maternitetin e Preshevës dhe krijimin e fondit zhvillimor. “Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës uruan Ministrin Bushati për detyrën dhe përgëzuan Qeverinë Shqiptare për vëmendjen konstruktive dhe angazhimin për trajtimin e kërkesave të Shqiptarëve të Luginës”, thuhet në kumtesë. Në mbyllje të takimit, bashkëbiseduesit ndanë qëndrime të njëjta lidhur me nevojën e intensifikimit të kontakteve në të ardhmen dhe për konkretizimin e hapave që synojnë jetësimin e angazhimeve të marra. (Deklarata zyrtare publikuar në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme) Ministri Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati priti më datën 29 Janar 2014 në një takim përfaqësuesit politikë, lokalë dhe të shoqërisë civile nga Lugina e Preshevës. Në këtë takim morën pjesë : Z. Riza HALIMI – Deputet popullor në Parlamentin e Serbisë, Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik; Z. Ragmi MUSTAFA – Kryetar i Komunës së Preshevës, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare; Z. Nagip ARIFI – Kryetar i Komunës së Bujanocit, Kryetar i Partisë Demokratike; Z. Fehmi BEJA – Nënkryetar i Komunës së Medvegjës, Kryetar i degës së Partisë për Veprim Demokratik; Z. Jonuz MUSLIU – Kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Kryetar i Lëvizjes për Progres Demokratik; Z. Ramiz LATIFI – Kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës, Kryetar i Rilindjes Demokratike; Z. Skënder Destani – Zv.Kryetar i Komunës së Preshevës, Kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Luginën; Z. Rahmi ZULFIU – Kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar; Z. Shaip KAMBERI – PVD Bujanoc, Ish-Kryetar i Komunës Bujanoc, Anëtar i grupit negociator shqiptar me Qeverinë e Serbisë; Z. Galip BEQIRI – Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar; Z. Belgzim KAMBERI – Kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës; Z. Ejup AZIRI – Unioni i Afaristëve të Luginës.
Ja kush do ta përfaqësojë Luginën në të ardhmen
HELP vazhdon të stimulojë ndërmarrësit e rinj në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration