Ministria e Ekonomisë së Serbisë shpalosë planet-problemet ekonomike për Bujanoc e Preshevë (video)
Lokale

Ministria e Ekonomisë së Serbisë shpalosë planet-problemet ekonomike për Bujanoc e Preshevë (video)

31.Mar.2016 13:21
0
Sekretari shtetërorë në Ministrinë e Ekonomisë së Serbisë, Dragan Stevanoviq gjatë një interviste ekskluzive për Portalin Informativ Titulli.com ka folur për gjendjen e përgjithshme ekonomike në komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

„Gjendja ekonomike është më e mirë sikur edhe në gjithë Serbinë. Pritet që në të ardhmen të përmirësohet edhe më shumë situata ekonomike dhe për këtë duhet të punojmë së bashku“, deklaroi Stevanovic.

Ai duke folur për investime potenciale tha se për komunën e Preshevës do të investohen 10 milion dinarë në zonën industriale , ndërsa komuna e Bujanocit ka aplikuar mirëpo s’ka fituar një projekt të këtillë për shkak se nuk plotësuar kushtet e kriteriumit.

Ai tha se ka investitorë të interesuar për Preshevë duke shtuar se interesimi i qeverisë së Serbisë për këtë rajon është i dukshëm që tregojnë ardhjet e shpeshta të kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në komunat Bujanoc e Preshevë.

Ai ka folur për privatizimet në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, pritjet e investimeve nga të huajt, bashkëpunimin me pushtetet lokale, planet e Ministrisë për këto komuna dhe ka folur për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Intervistën e plotë mundë ta ndiqni ditën e Premte (01.04.2016) në Portalin Informativ Titulli.com.

Maturantët (1975) e gjimnazit në Bujanoc realizuan takimin pas 40 viteve në Shqipëri (foto)
PVD: Gënjeshtrat e prodhuara në seli të prishta, nuk mund ta dëmtojnë imazhin e partisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration