PVD: Gënjeshtrat e prodhuara në seli të prishta, nuk mund ta dëmtojnë imazhin e partisë
Lokale

PVD: Gënjeshtrat e prodhuara në seli të prishta, nuk mund ta dëmtojnë imazhin e partisë

31.Mar.2016 13:26
0
Partia për Veprim Demokratik në Bujanoc në një komunikatë lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e një fushate dinjitoze parazgjedhore.

Kjo është komunikata e plotë e PVD-së ën Bujanoc: 

Shantazhet, kërcënimet dhe premtimet boshe asnjëherë nuk kanë qenë e as nuk do të jenë mënyrë e veprimit të PVD-së, e aq më pak të kryetarit të saj Shaip Kamberi.

Në frymën e udhëheqjes së një fushate dinjitoze, një mision fisnik e kishte filluar edhe KBI në Bujanoc, dhe, padyshim, është interes i gjithë shqiptarëve që fushata zgjedhore të orientohet vetëm në shpalimet e programeve dhe kandidatëve, për t’i dhënë mundësi njerëzve të zgjedhin më të mirët.

Nuk po ndodh kështu. Pavarësisht se po mundohet të veshë lëkurën e qengjit, PD e Nagip Arifit, përmes profileve të rrejshme në facebook (Ismet Hajdari), gazetarëve teneqexhi, e bile edhe pomoqnikit të predsednikit, po mundohet të hedhë baltë mbi gjithkend dhe gjithçka që ka të bëjë me PVD-në.

Mjerisht, politika perfide e shantazhimeve me bagera, me socijalna, me profile të rrejshme dhe banalitetet e adhuruesit të Bora Çorbës, po merr hov në këtë fushatë.

PVD do të mbetet konsekuente qëndrimit të vet për fushatë dinjitoze, por kjo vetëm, deri në momentin kur mbështetet për muri.

Nuk ka armik që mund ta gjunjëzojë PVD-në dhe partnerët e saj në luftën për rikthimin e vlerave në politikë.

Ky objektiv i triumfit të vlerave kundrejt interesave klanore e personale për PVD-në dhe shqiptarët e Bujanocit është jetike dhe do të përcaktojë të ardhmen tonë si autokton në këto troje apo si muhaxhir në Kosovë e refugjat nëpër Evropë.

Shërbimi për informim                            
Dega e PVD në Bujanoc

Ministria e Ekonomisë së Serbisë shpalosë planet-problemet ekonomike për Bujanoc e Preshevë (video)
Stevanoviq: Serbia ka një ekonomi më të mirë, për Bujanoc e Preshevë duhet punë e përbashkët (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration