Maturantët (1975) e gjimnazit në Bujanoc realizuan takimin pas 40 viteve në Shqipëri (foto)
Gjenerata e pestë e gjimnazit "Sezai Surroi" në Bujanoc, e cila shkollimin e mesëm e ka përfunduar në vitin shkollor 1975/1976 ka shënuar 40 vjetorin e maturës, shkruan Titulli.com.Me këtë rast afro 40 maturantë të gjeneratës së V-të të gjimnazit “Sezai Surroi” në Bujanoc kanë realizuar një udhëtim dy ditorë në Shqipëri.
Organizatori nga Këshilli Organizativ Ismail Ismailin në një prononcim për Titulli.com është shprehur i emocionuar dhe kënaqur me kremtimin e këtij përvjetori.
“Pas 40 viteve shokët e kësaj gjenerate shihen prapë dhe këto krijojnë emocione dhe shpresa për të gjithë neve”, theksoi Ismaili.
Takimi i gjeneratës së shkollës pas këtyre shumë viteve rikujton edhe kohën e rinisë që kaluan së bashku në bankat e shkollës./Titulli.com/