Ministri Gent Cakaj vizitoi familjen e Jonuz Musliut:  Guximtar edhe me Pavarësinë e Kosovës (viedeo)
Lokale

Ministri Gent Cakaj vizitoi familjen e Jonuz Musliut: Guximtar edhe me Pavarësinë e Kosovës (viedeo)

11.Jun.2020 20:23
0

Ministri i Punëve të Jashtme dhe për Evropën i Shqipërisë Gent Cakaj ka vizituar familjen e ish liderit shqiptar në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliut, në fshatin Konçul të Bujanocit.

Ministri Cakaj, pasi ka bërë homazhe tek varri i Jonuz Musliut, bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka, kanë shkuar në shtëpinë e familjes Musliu ku janë pritur nga Shqiprim Musliu, i biri i ish liderit shpirtëror të Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD).

Shqiprim Musliu aktualisht është kandidat për kryetar të Komunës së Bujanocit, nga radhët e LPD-së.

Ministri Gent Cakaj duke folur për kontributin e Jonuz Musliut ka thënë se nuk dëshiron të ekzagjëroj as minimizoj kontributin e dikujt, por as të bëj politikë, pasi vizita në shtëpinë e Musliut për të ka simbolikë të veçantë.

“Qoftë në kapacitetin e tij si ish komandant i UÇPMB-së, qoftë si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, qoftë për parimet që ka mbajtur gjithmonë, kur nuk ka guxu bash gjithkush në ballafaqim me presidentin aktual të Serbisë me përmend Pavarësinë e Kosovës e me ardhë me jetu prapë këtu, që zyrtarisht është territor që dihet prej kujt kontrollohet, kjo nuk ka qenë bash e lehtë”, ka thënë Cakaj duke shtuar se këtë punë nuk e zhbën asnjë koment i askujt. 

Ndërkaq, Shqiprim Musliu, i biri i ish liderit politik shqiptar në Luginën e Preshevës Jonuz Musliut, ka thënë se ministri Cakaj me kujdesin ndaj familjes së tij po kryen edhe një veprim kushtetues.

Cakaj në anën tjetër ka ofruar mbështetjen e tij familjes Musliu.

“Prej nesh e ke mbështetjen e plotë. Nuk kam ardhe këtu as me ba politikë as kurgjo, çështjet e politikës i diskutojna në kuadër partiak, por ka diçka që shkon përtej politikës. Edhe këtë takim këtu nuk kam dashur ta bëj pa një simbolikë”, ka shtuar ministri Cakaj.

Ai i ka dhuruar Shqiprim Musliut një flamur të Shqipërisë dhe një statujë të Skënderbeut në shenjë simbolike.

“T’i mbash me nder sepse jemi këtu ku i vetmi vend (në Serbi – v.j.) ku shpaloset flamuri i Shqipërisë dhe një statujë të Skënderbeut që është një shenjë uniteti dhe mbaje kujtim prej nesh dhe qofshim bashkë gjithmonë”, ka shtuar Cakaj.

Pas vizitës në shtëpinë e Shqiprim Musliut, Cakaj është shoqëruar edhe në objektin që ka qenë shtab i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Image

Image

PVD në konventën e gruas: Femra shqiptare me rolin vendimtarë në bashkë-udhëheqjen komunale në Bujanoc (foto&video)
KKSH nderon me miënjohje ministrin Gent Cakaj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration