KKSH nderon me miënjohje ministrin Gent Cakaj
Lokale

KKSH nderon me miënjohje ministrin Gent Cakaj

12.Jun.2020 09:14
0
 
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka nderuar me MIRËNJOHJE ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj me motivacionin "për mbështetjen dhe qasjen proaktive ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës".
 
"Sot nderova me "MIRËNJOHJE" , Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj për mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar si dhe për mbështetjen dhe qasjen proaktive ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës", është shprehur Ragmi Mustafa.
 
Sipas tij marrja për sipër e financimit të rregullt të KKSH-së nga MEPJ, mbështetja për qendrën multifunksionale, diplomaci aktive për Luginën si dhe një sërë masash sa konkrete po aq programatike janë padyshim kontribut i jashtëzakonshëm i ministrit Cakaj.
 
"Mbetet edhe shumë punë për të bërë, por dinamizimi i marrëdhënieve të MEPJ dhe KKSH-ës si dhe komunikimi i rregullt për bashkërendim është tejet shpresëdhënës. Faleminderit Ministër Gent Cakaj", ka thëë Mustafa.
 
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka qëndruar pë vizitë treditore në Bujanoc dhe Preshevë./Titulli.com/
 
 
 
Ministri Gent Cakaj vizitoi familjen e Jonuz Musliut: Guximtar edhe me Pavarësinë e Kosovës (viedeo)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration