PVD në konventën e gruas: Femra shqiptare me rolin vendimtarë në bashkë-udhëheqjen komunale në Bujanoc (foto&video)
Mbrëmjen e së mërkures, në Bujanoc, u mbajtë “Konveta e Forumit të Gruas së PVD-së”
Qindra gra e femra nga Bujanoci me rrethinë, morrën pjesë në prezentimin e programit zgjedhor të listës “Partia për Veprim Demokratik – Driton Rexhepi”, që ka për synim avansimin e gruas në jetën publike.
Pasi që u bë prezantimi i 16 kandidateve, mysafiret, fillimisht i përshëndeti, Fitnete Gashi, kryetare e Forumit të Gruas së PVD-së, ku përveç që i uroi mirëseardhje, ajo bëri thirrje që sa më masovisht të përkrahet lista e PVD-së për zgjedhjet locale dhe ajo e ADSH – “Lugina e Bashkuar”.
Lemane Mustafa, në cilësinë e nënkryetares së PVD-së në Bujanoc, dhe këshilltare pranë Kuvendit të KKSH-së, foli për rëndësinë e përfaqësimit të gruas në institucionet publike.
Shermine Behluli, kandidate për Asamble komunale, si ekonomiste me profesion, elabori programin e PVD-së që do të përkrahë fuqishëm, gruan në biznes. Ndërsa, Medina Pajaziti, foli për rëndësinë e gruas në jetën shoqërore.
Marigona Agushi, si një ndër kandidatet më reja në listën e PVD-së, para të pranishmeve, foli për rrolin e gruas në politikë, duke thirrur në përfshirjen e gruas në jetën politike.
Bahrije Abazi, si një ish këshilltare dhe kandidate për Asamble komunale, foli për përvojën e saj në politikë, duke bërë thirrje që të ndalohen etiketimet ndaj njerëzve të PVD-së.
Dr.Afërdita Mustafa, foli për emancipim e gruas në sfera të ndryshme, duke dhënë shembuj se në PVD-ë, gruaja është faktorë i parabartë me të tjerët.
Enver Ramadani, kandidat për kryetar të Kuvendit komunal të Bujanocit, vlerësoi lartë kontributin e femrës në PVD, dhe bëri thirrje që lista e PVD-së, të përkrahet nga të gjitha gratë padallim.
Shaip Kamberi, kryetar i PVD-së, njëherit, kandidat për deputet popullor nga lista ADSH – “Lugina e Bashkuar”, foli për rëndësinë e gruas shqiptare në organizimet shoqëroro-politike. Ai, vlerësoi se femra shqiptare në jetën politike është e një rëndësie të veçantë.
Nga ana tjetër, i nominuari për kryetar të Komunës së Bujanocit, Driton Rexhepi, premtoi se gjatë mandatit 2020 – 2024, femra shqiptare do të ketë rrolin vendimtarë në bashkë-udhëheqjen komunale.
Kjo përmbajtje është pjesë e programit politik zgjedhor dhe mbështetet nga Partia për Veprim Demokratik (PVD)