Minimizim i tarifave për policat e sigurimit kufitar për Luginën
Lokale

Minimizim i tarifave për policat e sigurimit kufitar për Luginën

07.Feb.2013 21:53
0
Zëvendësministri i Zhvillimit  Ekonomik (MZHE) të Kosovës Ramadan Hasani ka pritur të mërkurën në takim një delegacion të Komunës së Bujanocit të kryesuar nga Koordinatori i zyrës për zhvillim ekonomik të Komunës  së Bujanocit, Nexhat Behluli. Me këtë rast zv.ministri Hasani është shprehur i gatshëm që t’i përkrah dhe t’i ndihmojë qytetarët e tri komunave shqiptare me theks të veçantë në problemin me policat e sigurimit kufitar dhe për plasimin e produkteve nga tri komunat  në tregun e Kosovës, transmeton faqja zyrtare e ministrisë. “I kuptojmë problemet  që kanë komunat shqiptare por do të mundohemi që përmes Byros Kosovare të Sigurimit që të minimizojmë tarifën ”, ka pohuar zv.ministri Hasani. Numri dy i MZHE-së Ramadan Hasani ka pohuar se MZHE do të ketë angazhim serioz për të siguruar plasimin e produkteve të tri komunave shqiptare në tregun e Kosovës. “Sa i përket  plasimit të produkteve nga tri komunat shqiptare në tregun kosovar ne do të angazhohemi që të ndihmojmë duke zhvilluar takime me përfaqësuesit e AKB-së  dhe OEK-ut  si dhe me tregtarët e Kosovës“, ka thënë zv.ministri Hasani. Ndërsa,  Nexhat Behluli u shpreh se qytetarët e komunave shqiptare po përballen  me situatë të rëndë politike dhe ekonomike gjendje kjo e cila po detyron  banorët e asaj ane të zhvendosen. Palët pjesëmarrëse u dakorduan që së shpejti të organizohet takimi i radhës të nivelit të zyrtarëve kompetent në kuadër të Qeverisë së Kosovës ku do të tentohet të zgjidhen problemet konkrete./Titulli.com/
Rikthehet “JEHONA” !
“Tradhtia bashkëshortore” do t'i prezantohet Bujanocit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration