“Tradhtia bashkëshortore” do t'i prezantohet Bujanocit (video)
Lokale

“Tradhtia bashkëshortore” do t'i prezantohet Bujanocit (video)

07.Feb.2013 18:43
0
“Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq” titullohet komedia e cila do të shfaqet në Bujanoc e që shtjellon temën e tradhtisë bashkëshortore e përhapur edhe në rajonin tonë. Duke dëshiruar që të përkrahë punën e grupit dramaturgjikë, sot në Bujanoc, kryetari i Komunës Nagip Arifi ka pritur aktorët dhe regjisorët e kësaj komedie. Shefi i kabinetit të kryetari të Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti, pas takimit ka thënë se kryetari ka përsëritur mbështetjen për këtë projekt dhe projekte të ngjashme. “Përsëritëm mbështetjen tonë me të gjithë infrastrukturën të cilën posedon Komuna e Bujanocit për projekte të tilla”, u shpreh Pajaziti. “Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq” e autorit Dario Fo është nën regjinë e Gani Veselit dhe Artan Ibishit nga Presheva. Veseli i tha gazetarëve se kjo është hera e parë që realizon një projekt të tillë në Bujanoc. “Është një shfaqje e lezetshme, një komedi që çdo kush në publikë ka mundësi që ta shohë dhe gjejë veten në te” ,ka thënë Veseli. Arifi-dramaturget3 Ndërsa, skenografi dhe aktori Nagip Taipi duke shpjeguar komedinë, premiera e të cilit do të shfaqet në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, foli edhe për tematikën e komedisë. “Tematika e shfaqjes shtjellon marrëdhëniet bashkëshortore dhe tradhtitë që bëhen në mes të çifteve”,  ka shpjeguar Taipi duke thënë se një shfaqje e tillë i ka munguar si artistëve, njashtu edhe publikut të Bujanocit. Njëra prej aktoreve të kësaj komedie, Arbnore Azizi, është shprehur e kënaqur me përgatitjet e deri tanishme. “Deri tash përgatitjet kanë ecur sipas programit, në fillim kishim vështirësi pasi ishte hera e parë për shumicën e aktorëve të rinj”, përfundoi Arbnore Azizi. Premiera e komedisë “Jo te gjithë hajdutet vijnë për të keq” do të shfaqet të hënën në orën 19:30 për të ftuarit. Një reprizë do të jepet edhe për nxënësit e shkollave. Kjo shfaqje do të jetë ndër më seriozet dhe profesionalet që po organizohet viteve të fundit në shtëpinë e kulturës. Ky projekt është përkrahur nga Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Shtëpia e Kulturës në Bujanoc./Titulli.com/ http://youtu.be/p367VtkLi2w
Minimizim i tarifave për policat e sigurimit kufitar për Luginën
Bujanoc: I bie shkëmbi nga kamioni në këmbë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration