Lokale
Rikthehet “JEHONA” !
Pas një pauze disavjeçare, revista “Jehona”, nga Tërnoci - Komuna Bujanocit, përsëri do të gjendet në duart e lexuesve, me një fizionomi e dizajn të ri, me një cilësi përmbajtjesore, ashtu si dikur e freskët dhe e dashur për lexuesit e saj.
“Jehona”, gjatë veprimtarisë së vetë informative, pati ngecje të natyrave politike e financiare, por edhe kthesa pozitive në afirmimin e informimit shqip në këto hapësira, kryesisht në fushën e gazetarisë së shkruar.
Sipas njoftimi të redaksisë kjo revistë është pa ngjyrime politike, me karakter informativ dhe merret me trajtimin e çështjeve politike, shoqërore dhe kulturore si dhe ka politikë të pavarur redaktuese.
“Dikur, “Jehona” gëzonte një prestigj jo vetëm në Luginë të Preshevës, por edhe në Kosovë, Maqedoni e diasporë. Ishte e vetmja revistë shqip, e cila botohej në Shkup e Prishtinë dhe shpërndahej gjithë andej viseve shqiptare”, shkruan redaksia e kuaj reviste në gjuhën shqipe.
Numër i ri i revistës “Jehona”, sjell tema nga më të ndryshmet shoqërore e politike, të cilat japin kontribut të konsiderueshëm komunikimi midis njerëzve dhe vendeve, si dhe sjellin një frymë realiste në zgjidhjen e problemeve aktuale në këto hapësira.
“Mos ngurroni ta merrni “Jehonën”, ajo është e Juaja!”, kështu porositë redaksia, revista e së cilës në duart e lexuesve do të gjendet më 11 shkurt./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!