Mbrojtësit të drejtave të pakicave në Serbi (Foto)
Pyetja "Se a jemi të gjithë të barabartë?", ishte tema kryesore në seminarin e organizuar në Novi Sad, që u mbajt prej 08 deri më 13 shtator, në kuadër të programit -Mbrojtësit/set e të drejtave të pakicave në Serbi, ku pjesëmarrës ishin jurist të rinj nga shumë qytete të Serbisë, prezent ishin edhe 4 juristë nga Lugina e Preshevës (dy nga Bujanoci dhe dy nga Presheva).Qëllimi i këtij seminari ishte informimi i juristëve tw rinj, para së gjithash, të dëgjonin për të drejtat e njeriut e posaçërisht të drejtat e pakicave, të cilat më vonë do t`i përdorin në jetën e tyre të përditshme, dhe pastaj me vetë iniciativë të edukojnë rrethin e vet, studentët, gjimnazistët etj.
Pjesëmarrës në këtë seminar kanë qenë absolvent të fakultetit juridik, jurist të rinj, si dhe risi nga hera e kaluar se pjesmarrës ishte edhe nje fizioterapeute, e cila dëshmon më së miri se të rinjët kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Pjesëmarrësit kaluan nëpërmjet disa ligjëratave intensive dhe punëtori të ndryshme, të cilat u ligjëruan nga ana e përfaqësuesve te LGBT popullsisë, OSBE-së, nacionalitetit Romë, si dhe nga ana e shumë profesorëve eminent të Universitetit të Novi Sadit, me të cilët diskutuan dhe i shqyrtonin pyetjet dhe problemet e ndryshme të pakicave dhe u njoftuan më për së afërmi me të drejtat e njeriut, shkeljen dhe mbrojtjen e tyre.
Gjithashtu, nuk u lan anash edhe temat që kanë të bëjnë me të drejtat e femrave, mungesave e beneficioneve, e drejta për shkollim, mungesa e librave, mbrojtja e pjesëtarëve të nacionalitetit rom, problemet e pjesëtarëve të shoqërisë LGBT, si dhe mënyrat se si do të mund të gjendet ndonjë zgjedhje eventuale e tyre.
Diskutimi i përbashkët, ligjërata të hapura dhe me shumë mundësi bashkëbisedimi i ofruan një lehtësim pjesëmarrësve të kyçen dhe të japin ide se si mund të zgjidhen problemet e lartpërmendura, që çdo ditë hasin pjesëtarët e pakicave.
Përveç ligjëratave të përditshme dhe punëtorive, në orët e vona të mbrëmjes është mbajtur edhe Forum teatri, teatri i të shtypurve, në të cilën pjesëmarrësit me anë të shembujve të ndryshëm si dhe simulim e situatave reale të jetës, u njoftuan me problemet me të cilat ndeshen pakicat, dhe shqyrtonin pozitën e tyre, dhe se qëllim i kryesor i këtij forumi është që njerëzit atë çka nuk munden ta bëjnë drejtpërdrejtë për të shprehur pakënaqësitë e tyre, atë t`a bëjnë nëpërmjet teatrit, nëpërmjet dramës.
Në kuadër të programit pjesëmarrësit kishin mundësinë të vizitojnë Gjyqin e Novi Sadit, ku patën rastin të dëgjojnë më për së afërmi nga ana e Gjyqtareve, për kontestet penale,familjare etj. Poashtu patën vizitë edhe tek Ombudsmani K.A. të Vojvodinës, ku u njoftuan detajisht për të gjitha ankesat që bëhen nga ana e qytetarëve për pakënaqësitë, të cilat bëhen ndaj tyre, si dhe përvojën e Ombudsmanit me institucionet të cilave pastaj iu ka drejtuar për ankesat e qytetarëve.
Vlen të theksohet se pyetja e barazisë nuk do të mbetet vetëm me kaq, pasi që pjesëmarrësit e këtij programi, kanë për detyrë që të hapin së shpejti diskutim nëpërmjet programit të praktikës politike dhe edukimit të bashkëmoshatarëve.
Seminari është organizuar nga ana e Këshillit për edukimin e të rinjve nga Beogradi në bashkëpunim me “Civil rights defenders”