E njëjta familje, ja dallimi i pritjes në Preshevë dhe Hungari! (Foto)
Pritja e familjes siriane (babait dhe djalit), pas rastit me policin preshevar, vë në dukje edhe njëherë humanizmit që shqiptarët e kësaj ane po tregojnë me refugjatët.Në fotografitë e mëposhtme, prindi dhe fëmiu, me të vendosur këmbën në territorin e Komunës së Preshevës, janë pritur me ndihma ushqimore dhe higjienike, mirëpo e njëjta gjë nuk ndodhë edhe në kufirin hungarezë.
Siç i kanë thënë portalit informativ Titulli.com zyrtarët e organizatës Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Preshevë, të cilët kanë ndihmuar këtë familje siriane, janë shqetësuar me mënyrën e trajtimit të tyre me të mbërritur në kufirin me gjemba të Hungarisë.
QSA është ndjerë e prekur nga fotografitë e së njëjtës familje, që në Preshevë gjeti ndihmën, derisa në kufirin hungarezë vajin dhe dëshpërimin. /Titulli.com/