Një i vdekur dhe katër të lënduar në aksidentin e Bujanocit
Lokale

Një i vdekur dhe katër të lënduar në aksidentin e Bujanocit

17.Sep.2015 23:46
0
Në aksident komunikacionin i cili ka ndodhur të mërkurën pas orës 20h në fshatin Samolicë, afër Bujanocit, jetën e ka humbur mashkulli 54 vjeçar nga fshati Zhbevc.

Dragan S. i cili po drejtonte njërën prej makinave të përfshira në aksident, ka humbur jetën, përderisa 4 persona në veturën tjetër kanë pësuar lëndime, ka bërë me dije shërbimi informativ nga Stacioni i Policisë në Vranjë, transmeton Titulli.com.

“Deri te aksidenti erdhi për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, mirëpo për shkaktarin konkret do të dihet pas përfundimit të hetimeve. Në veturën e dytë “Passat” janë lënduar katër persona, shoferi Fatmir M. (54) nga fshati Tërnoc dhe tre pasagjere femra”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Vranjës, Dragan Stamenkoviq.

Në qendrën Shëndetësore në Vranjë, në shërbimin për pranim dhe kujdes ndaj rasteve urgjente janë shtrirë pesë të lënduarit në këtë aksident.  /Titulli.com/

Mbrojtësit të drejtave të pakicave në Serbi (Foto)
Sa po ndihmohen rastet sociale në Bujanoc?! (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration