Lokale
Matura në Luginë festohet me ritme fetare (video)
Një ngjarje e cila këtyre ditëve ndodhi në komunë të Preshevës, respektivisht në fshatin Rahovicë, është e para dhe e vetmja e këtij lloji. Një grup nxënësish nga ky fshat ndryshuan gjithçka. Pas përfundimit të shkollës ata nuk defiluan nëpër qytet por ata vendosen qe ta manifestojnë publikisht përmes organizimit të një mevludi, në Xhaminë e fshatit, raporton TV "Presheva".
Asnjëherë nuk mund të thuhet se gjërat dhe veprimet nuk mund të ndryshohen, ngase ato, ashtu siç janë paramenduar apo edhe bërë nga njeriu, ashtu edhe ndryshohen. Kështu ndodhë shpesh edhe me organizimet e ndryshme që bëhen. Ato përgatiten për tu organizuar dhe mbajtur në atë apo në këtë formë, e ndodhë krejtësisht ndryshe, për arsye të ndryshme dhe të shumta. Por, një ngjarje e cila këtyre ditëve ndodhi në komunë të Preshevës, respektivisht në fshatin Rahovicë, është e para dhe e vetmja e këtij lloji.
Edhe pse në komunën e Preshevës dhe Luginës në përgjithësi gjatë çdo viti shkollimin fillor dhe atë të mesëm e përfundojnë me mijëra nxënës, të cilët përfundimin e shkollimit të tyre e manifestojnë në mënyra të ndryshme, si defiletë nëpër qytet, në mënyra tjera në shkolla, organizimet e mbrëmjeve të paramaturës, semimaturës e maturës dhe çka jo tjetër, një grup nxënësish nga ky fshat ndryshuan gjithçka
. Ata, pasi që kishin vijuar mësimet fetare Islame në fshatin e tyre të lindjes, kishin arritur në konstatimin se festimi i përfundimit të shkollimit të tyre në forma dhe mënyra siç po festohet, është në kundërshtim me ligjet dhe etikën Islame. Prandaj, ata kishin vendosur, që këtë festë të tyre ta manifestojnë publikisht përmes organizimit të një mevludi, në Xhaminë e fshatit.
Matuara e nxënësve të shkollës së mesme nga Presheva e cila vshtë manifestuar në xhaminë e fshatit Rahovicë të komunës së Preshevës ka ngërthyer në vete ligjërata , ilahi, pjesë të mevludit dhe këndim kur’ani.
Në fund, për ta përmbyllur këtë manifestim, familjarët e këtyre nxënësve – maturant, por edhe të tjerë banorë nga ky fshat, kishin organizuar edhe një koktej rasti, në të cilin prezantuan të gjithë të pranishmit. Neve na mbetet vetëm tu dëshirojmë suksese të mëtejme këtyre nxënësve – maturant duke shpresuar se ky eveniment do të jetë i pari por nuk do të mbetet i fundit.
http://youtu.be/uy9eh60JduA
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!