Stankoviq: Qeveria e Serbisë është gati t’i zgjidh problemet e shtetasve të vet
Lokale

Stankoviq: Qeveria e Serbisë është gati t’i zgjidh problemet e shtetasve të vet

14.Jun.2013 10:56
0
Parlamenti i Kosovës miratoi një rezolutë që synon të mbrojë të drejtat e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Luginën e Preshevës në Serbinë Jugore, duke barazuar statusin e tyre me atë të popullsisë serbe në veriun e Kosovës. "Kosova duhet të kërkojë për reciprocitet të plotë me të drejtat e pakicës serbe në veri të Kosovës," thuhet mes tjerash në rezolutën e miratuar më 6 qershor, shkruan setimes. Lutfi Haziri, një deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës që e inicioi rezolutën, tha se Kosova ka detyrime për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginë. "Kjo është për të drejtat etnike, civile e politike të shqiptarëve në këto tre komuna," tha Haziri. Rezoluta vjen ndërsa Beogradi përgatitet të takohet me shqiptarë nga Lugina e Preshevës për të diskutuar mbi pjesëmarrjen në institucionet e shtetit, rimëkëmbjen ekonomike në komuna, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe si dhe çështjet të arsimit e shëndetësisë. Zoran Stankoviç, kryetar i Trupit Koordinues të qeverisë serbe për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, deklaroi se  Serbia respekton të drejtat kombëtare të shqiptarëve që jetojnë në këto komuna dhe respekton legjislacionin e zbatueshëm vendas e ndërkombëtar. Ai tha se një takim fillestar midis udhëheqësve të Luginës së Preshevës dhe zyrtarëve serbë duke përfshirë kryeministrin Ivica Daçiç, do të zhvillohet jo më vonë se 15 qershori. Takime shtesë do të zhvillohen në shtator. "Qeveria e Serbisë dhe organizmi bashkërendues janë gati të zgjidhin të gjitha problemet e shtetasve të kësaj pjese të Serbisë, që është sugjeruar nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare gjatë bisedimeve në disa muajt e fundit," tha Stankoviç. Megjithatë, Dragan Popoviç, drejtor i Qendrës së Politikave në Beograd, tha se rezoluta nuk provokoi reagim të madh në Serbi, duke shtuar se ishte "vetëm një pjesë e efekteve anësore të marrëveshjes së Brukselit." Kryetari  i Preshevës Ragmi Mustafa e përshëndeti rezolutën. Ai tha se ajo ishte kuptimplotë për shqiptarët në Luginë sepse "i kërkon qeverisë së Kosovës të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë me qëllim të barazimit të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës me ato të serbëve në veri të Kosovës". Samet Fejzullahu, një shqiptar i Preshevës, tha se banorët e Luginës kanë nevojë për ndihmën e Kosovës për të përkrahur arsimin, të drejtat sociale dhe ekonomike. "Nuk kemi një fakultet -universiteti, nuk kemi spitale, të rinjtë tanë largohen nga Presheva çdo ditë dhe shkojnë në Evropë e në botë sepse këtu nuk ka ekonomi e punë. Nuk ka fabrikë të punojë, kemi të ardhurat më të ulëta në Serbi dhe çmimet janë shumë të larta. Edhe kur kalojmë në Kosovë duhet të paguajmë 20 euro taksë," tha Fejzullahu. "Të drejtat tona duhet të mbrohen ..., i kërkojmë Kosovës të na ndihmojë. Serbia nuk i ka bërë këto gjëra për ne", përfunodi Fejzullahu.
Arifi takon komisionerin Knut Volebek
Matura në Luginë festohet me ritme fetare (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration