Materniteti gati, gjinekologët nuk paraqiten për punë?!
Lokale

Materniteti gati, gjinekologët nuk paraqiten për punë?!

17.May.2015 09:06
0
U deshtë shumë kohë dhe investim që Presheva të bëhet me maternitet jashtë spitalor. Tani kur gjithçka është gati, nuk paraqiten profesionistët e kësaj fushe.

Edhe përskaj asaj se Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar pranimin e dy gjinekologëve dhe dhjetë mamive për nevojat e maternitetit pranë Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, për të cilën përmes donatorëve ndërkombëtar dhe Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, janë ndarë më shumë se 30 milion euro për pajisjen e saj, ende është e paqartë se kur do të filloj puna në këtë maternitet, shkruan gazeta “Danas”.

“Problemi është në atë se jemi detyruar që t’a përsërisim konkursin për pranimin e dy mjekëve të drejtimit gjinekologjik, sepse në konkursin e parë të shpallur nuk është paraqitur asnjë kandidat“, ka thënë zëvendësi i kryetarit të komunës së Preshevës, mjek me profesion, Skender Destani, transmeton Titulli.com.

Sipas tij, kushtet e konkursit nuk parashohin vetëm pranimin e gjinekologëve të nacionalitetit shqiptar dhe se ky konkursi është i hapur për të gjithë mjekët e këtij drejtimi.

Destani thotë se në këtë maternitet do të lindin jo vetëm shqiptaret, por edhe serbet dhe femrat e nacionalitetit rom nga i gjithë territori i Komunës së Preshevës “dhe për këtë është aq e çuditshme se nuk ka mjek që janë të interesuar për punë”.

"Pres që deri në fund të muajit që t`i pranojmë dy mjek dhe të fillojmë me punën, sepse për këtë ekzistojnë të gjitha standardet në përputhje me normat e Ministrisë së Shëndetësisë, me çka do të zgjidhim njërin ndër problemet, por edhe do t’a kishim lehtësuar departamentin e gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Vranjës, që është 40 kilometra larg nga Presheva", ka deklaruar Destani. /Titulli.com/

Kryetari i PVD-së në Bujanoc, Shaip Kamberi, mesazh qytetarëve
Kultura letrare në Luginë të Preshevës lihet në harresë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration