Kryetari i PVD-së në Bujanoc, Shaip Kamberi, mesazh qytetarëve
Lokale

Kryetari i PVD-së në Bujanoc, Shaip Kamberi, mesazh qytetarëve

16.May.2015 18:39
0

Përmes një letre motivuese kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, njëherit deputet popullor, SHaip Kamberi, i drejtohet anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve të Komunës së Bujanocit, me rastin e fillimit të zgjedhjeve në kuadër të këtij subjekti politik shqiptar. Letrën e Kamberi drejtuar qytetarëve, të plotë mund ta lexoni më poshtë.

I nderuar TI anëtarë i Partisë për Veprim Demokratik - Dega në Bujanoc,

TI qytetar i vullnetit të mire,

PVD, sot, ka nisë zgjedhjet e saja të brendshme,

Ajo, sot, ashtu sikurse në fillimet e saja, ka të hapura dyert dhe zemrën që të kyçë brenda strukturave të veta të gjithë ata burra dhe gra, të gjithë ata të rinj e të moshuar, të gjithë ata intelektual dhe njerëz tjerë pa dallim profesioni, me qëllim, jo vetëm për të ndërtuar një subjekt politik të fortë,  por para së gjithash, një organizim të pavarur politik i cili bazohet kryekëput dhe vetëm e vetëm në,  vlerat njerëzore,  në njerëz që dijnë të dallojnë: 

- të mirën ndaj të keqjes,

- të bardhën ndaj të zezës,

- të ndershmen ndaj të pandershmes,

- sinqeritetin ndaj zilisë,

- moralin ndaj amoralitetit,

- përuljen  ndaj arrogancës,

- diturinë ndaj injorancës,

- idealin e përgjithshmen ndaj atij personal, 

Këto dhe vetëm këto do të jenë kriteret për ndërtimin e strukturave tona që dalin nga zgjedhjet në të cilat po hyjmë. 

Sot, si kolektivitet, gjendemi në situatën më të vështirë në historinë tonë të re. Diskriminimi dhe hegjemonia e “butë”  që po na imponohet, po krijon  të ardhmen e pa shpresë për gjithë ne. Ato po rrezikojnë seriozisht qenien tonë kolektive. Pazarllëqet politike që u luajtën në emër tonë dhe për llogari të tjetërkujt, në të kaluarën, po shkatërrojnë  edhe atë “që vdes e fundit” – shpresën - te shumë njerëz. 

Prandaj, gjithë JU mos hezitoni kësaj here, bashkohuni në radhët e tona për të ndërtuar të ardhmen tonë politike të përbashkët.

Në situatën kur kemi ndërtu kushte të njëjta për të gjithë, nuk kërkohet tepër nga askush.

Ajo që kërkohet është të bëjmë zgjedhjen mes idealit dhe ndjekjes së turmave,

Të jemi të butë me të gjithë,

Por të jemi të ashpër me njerëzit e ashpër,

Të mos bëjmë kompromise të kalbura as mes veti,

Të bëjmë veç marrëveshje të drejta edhe me të tjerët,

Të kërkojmë edhe për të tjerët atë që dëshirojmë për veti,

Por kurrsesi të mos pajtohemi me më pak se sa na takon.

 

Të besojmë në ideal edhe kur gjithë tjerët mendojnë ndryshe,

 

Nga këto zgjedhje të PVD-së, nuk varet veç e ardhmja e PVD-së,

E ardhmja e Bujanocit është në pyetje. 

PRANDAJ, EJANI DHE ZGJIDHNI VET, MOS LEJONI TË TJERËT TË ZGJEDHIN PËR JU.

 

Me Respekt,
Shaip Kamberi
kryetar i Degës së PVD-së
Tirana dhe Prishtina të kenë politika më të qarta ndaj Luginës (Video)
Materniteti gati, gjinekologët nuk paraqiten për punë?!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration