Luljeta Saqipi, piktorja nga Presheva që premton shumë
Portali Titulli.com, realizoi një intervistë me Luljeta Saqipin, nxënëse e gjimnazit "Skënderbeu" në Preshevë, e cila dallohet me pikturat e saj dhe se shpejti planifikon të hap edhe një ekspozitë me punimet e realizuara.Sa kohë ka që merreni me këtë profesion ?
Luljeta Saqipi: Me pikturë merrem që nga viti i dytë në gjimnaz, ndërsa talenti im u zbulua nga profesoresha e nderuar Seude Selimi.
A keni ndërmend të vazhdoni të shkolloheni në pikturë, apo është vetëm hobi juaj?
Luljeta Saqipi: Po mendoj të vazhdoj shkollimin për dizajn mode, piktura do të jetë vetëm hobi im.
A do ketë nga ju piktura tjera në të ardhmen?
Luljeta Saqipi: Po, sigurisht. Së shpejti do të jetë ekspozita personale me pikturat e mia.
A do të hapeni edhe ndonjë atelie?
Luljeta Saqipi: Atelie është vetë dhoma ime, vendi ku shprehet gjithçka me anë të ngjyrave dhe formave.
A keni ndonjë mesazh për fund?
Luljeta Saqipi: Dua të shtoj në fund diçka për ata që kanë ëndërr ta ndjekin atë, herët apo vonë ajo do të realizohet.
Intervistoi: Flamur Osmani