Referendumi i 1 dhe 2 marsit, marketing i spektrit politik të Luginës (video)
Fatmir Hasani më 1 dhe 2 mars të vitit 1992 ishte një ndër komisonerët e Komunës së Bujanocit, për mbajtjen e Referendumit të shqiptarëve të Luginës, në të cilin duhej dhënë përgjigjja e votuesve: A jeni për autonomi territoriale politike me të drejtë bashkimi me Kosovën?Kryetari Kuvendit të Referendumit, Ibrahim Kadriu, i dëshpëruar për mos jetësimin e aktit më të lartë të vullnetit të popullit, sqaron se referendumi nuk është thjeshtë një akt politik, transmeton Titulli.com.
Sipas Zeqirja Fazliu, ish kryetar i PDSH, Referendumi ka vlera dhe nuk mund të mposhtet.
Gazmend Arifi nga Qendra Europiane e Luginës ka thënë se Referendumi ka qenë organizim i vetë popullit dhe ai shpreh vullnetin e popullit, ndërkohë sipas tij subjektet politike e kanë përdorur vetëm për marketing politik.
Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 i mbajtur në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë për shqiptarët, në Luginën e Preshevës konsiderohet si kërkesë legjitime e cila do të duhej të jetësohet.