Vendosen tabelat e rrugëve në dy gjuhë, Bujanoci me dy sheshe (foto)
Lokale

Vendosen tabelat e rrugëve në dy gjuhë, Bujanoci me dy sheshe (foto)

03.Mar.2016 14:40
0
Në qytetin e Bujanocit ka filluar vendosja e tabelave të emërtimeve të rrugëve dhe shesheve në dy gjuhë, serbisht dhe shqip, raporton Titulli.com.

Vendimi mbi emërtimet e reja është miratuar në Kuvendin Komunal të Bujanocit në fund të vitit 2014, ndërsa Ministria e pushtetit lokal ka dhënë pëlqimin në fillim të marsit 2015.

Me këtë vendim Bujanoci do të ketë rrugë me emërtime të personaliteteve të njohura shqiptare, si Nena Terezë, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Migjeni, Bekim Fehmiu, por edhe personaliteteve të njohura lokale si Ilaz Selimi e Lam Breznica.

Vendimi parasheh ndryshimin e emërtimit për 22 rrugë, kryesisht ku jetojnë shqiptarët, ndërsa pjesa tjetër do të mbetet me emërtimet e vjetra.

“Kemi filluar fazën e parë të vendosjes së tabelave, ku do të vendosen rreth 80 për qind të tabelave. Risi është se tabelat do të jenë në dy gjuhë, serbisht dhe shqip”, tha për portalin Titulli, Dursan Selimi, udhëheqës i sektorit të komunikacionit pranë Drejtoratit për Ndërtim në Bujanoc.

Megjithatë, partia opozitare Partia për Veprim Demokratik (PVD) vendimin e ka quajtur gjysmak, pasi nuk janë përfshirë shumë propozime të tyre, e në veçanti propozimi për të ndryshuar emërtimin e sheshit kryesor të qytetit nga “Karagjorgje Petroviq” në “Skenderbeu”.

Përveç sheshit “K. Petroviq” qyteti i Bujanocit ka edhe “Sheshin e paqes”, i cili më herët është quajtur “Sheshi i Vëllazërim – Bashkimit”.

“Ky shesh fillon para ndërtesës së komunës, vazhdon tek udhëkryqi për Tërnoc, pompa e benzinës dhe përfundon në hapësirën para marketit Maxi”, shpjegoi për Titullin, Dursan Selimi.

Siç raporton Titulli.com, iniciativa për ndryshimin e rrugëve dhe shesheve ishte marrë në mandatin e kaluar kur komunën e Bujanocit drejtonte PVD.

Në atë kohë grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike (PD), që tash drejton me këtë komunë, kishte iniciuar ndryshimin e emërtimeve të rrugëve, mirëpo në mesin e propozimeve të dhëna, atëherë ishte edhe sheshi “Skënderbeu”, si dhe emrat e propozuar për rrugë “Rexhep Hasani”, “Fatmir Ibishi”, “Idriz Seferi” etj.  

Tani PD ka ndryshuar mendim duke mos përkrahur propozimet për ndryshimin e emrave të rrugëve, propozime që dikur i kërkoi vet.

Madje veç rrugëve, përmes këshilltarëve të saj kishte dorëzuar kërkesë edhe për ndryshimin e emrit të shtëpisë së kulturës “Vuk Karaxhiq” në atë “Fan. S. Noli”. /Titulli.com/

Aksident në rrugën Tërnoc "“ Breznicë
Luljeta Saqipi, piktorja nga Presheva që premton shumë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration