Lugina proteston kundër Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar (video)
Lokale

Lugina proteston kundër Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar (video)

01.Feb.2013 15:24
0
Mijëra qytetar të Luginës protestuan sot në qendër të Bujanocit për të shprehur pakënaqësitë që po i bëhen shqiptarëve të këtij rajoni nga qeveria e Serbisë.  Respektimi i marrëveshjes së Konçulit, realizimi i planit të vitit 2001, integrimi në jetën publike të institucioneve të Serbisë, zhvillimi ekonomik, largimi i memorialit të xhandarmerisë serbe në Lluçan, kthimi i lapidarit të UÇPMB-së, ishin disa nga kërkesat e protestës drejtuar instancave më të larta shtetërore të Serbisë, raporton Titulli. Ish shefi politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu rikujtoi se vendi ku është vendosur lapidari i xhandarmerisë është vend ku janë thyer shtizat dhe ku është kërkuar liria, perspektiva dhe bashkimi i kombit shqiptar. “Nëse nuk hiqet lapidari mbi fshatin Lluçan, ftojmë faktorin ndërkombëtar që të marrë masa sepse i provokon shqiptarët në boshtin kurrizorë”, tha gjatë protestës Musliu. Nëpër rrugët e qytetit është vërejtur shtim i forcave policore lokale dhe prani e madhe e mediave kombëtare serbe. protesta-bujanoc Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi kërkoi që lapidari xhandarmërisë mbi fshatin Lluçan të largohet sepse ai lapidar nuk është i shqiptarëve”, potencoi Arifi. “Shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë pushtues të tokave tjera, jemi popull paqësorë dhe kërkojmë që lapidari xhandarmërisë në fshatin Lluçan të largohet sepse ai lapidar nuk është i shqiptarëve”, potencoi Arifi. Gjithashtu, i gjithë spektri politik shqiptar kërkoi respektimin e të gjitha marrëveshjeve me qeverinë e Serbisë, realizimin e planit të vitit 2001. Liderët njëkohësisht drejtuan edhe kritika ndaj faktorit ndërkombëtar për mos përmbushje të premtimeve të tyre. Edhe deputeti popullor në parlamentin e Serbisë, Riza Halimi shprehu pakënaqësitë ndaj institucioneve të Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar i cili ka qenë edhe garantues i të gjitha marrëveshjeve për këtë rajon. “Lapidari mbi fshatin Lluçan është kulminacioni i diskriminimit dhe dhunës psikike, kulturore, njerëzore dhe ekonomike, i cili një pushtet anticivilizues mundë ta bëjë”, deklaroi Halimi. Ndërsa, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa i prezantuar me zërin më të lartë në fjalimin e tij, kërkoi që lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së i hequr nga forcat e xhandarmerisë të kthehet në qytetin e Preshevës. Protesta e organizuar kaloi pa ndonjë incident të shënuar dhe protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë. Kjo ishte protesta e dytë e realizuar nga spektri politik shqiptar për vitin 2013./Titulli.com/ http://youtu.be/xMZD6x-KPWI Protesta-Bujanoc1 Video streaming by Ustream
Nuk ka radikalizëm të shqiptarëve
“Harrohet” lapidari i UÇPMB-së?!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration