Lokale
Nuk ka radikalizëm të shqiptarëve
Protestat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk bën që të etiketohen si tendencë për radikalizmin e situatës, ka vlerësuar kreu komunal i Bujanocit, Nagip Arifi. Në një prononcim për Telegrafin, ai thotë se shqiptarët duan të dëshmojnë se janë të vendosur për të realizuar të drejtat e tyre legjitime.
“Edhe gjatë protestës është kërkuar heqja e përmendores së policëve serbë në fshatin Luçan të Bujanocit dhe rivendosja e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë”, ka thënë Arifi për Telegrafin.
Kreu i Komunës së Bujanocit ka deklaruar se në takimin që kanë pasur me emisarin e OSBE-së, Knut Vollebaek, i kanë kërkuar që t’i bëhet më shumë presion Serbisë për t’i realizuar të drejtat e shqiptarëve në rajon.
Sot, mijëra qytetarë në Bujanoc kanë marrë pjesë në protestën me moton “Së bashku kundër lapidarit të xhandarmërisë serbe në Luçan”.
Ndërkohë, administrata lokale e Komunës së Preshevës ka paraqitur kërkesë për legalizimin e lapidarit të UÇPMB-së, të hequr më parë nga Qeveria e Serbisë. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!