“Harrohet” lapidari i UÇPMB-së?!
Lokale

“Harrohet” lapidari i UÇPMB-së?!

31.Jan.2013 14:01
0
Gjatë qëndrimit të djeshëm në Bujanoc, kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka thënë se nuk ka një kërkesë zyrtare për kthim të lapidarit të hequr nga sheshi i Preshevës. Kryetari i këtij organi shtetëror njoftoi se kërkesë për të kthyer lapidarin deri më tani nuk ka pasur. Deri më sot liderët shqiptarë nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët sa i përket lokacionit se ku duhet të vendoset lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së. Zyrtarët nga Beogradi kanë bërë të ditur se kërkesa që do të dërgohet nga shqiptarët do të shqyrtohet dhe më pas do të vendoset se a lejohet kthimi i lapidarit në lokacionin e ri që liderët shqiptarë do të dëshironin, raporton Titulli. Sipas kryetari të Trupit Koordines, kërkesën për kthim të lapidarit me lokacionin e ri duhet ta dërgojë Komuna e Preshevës. Lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së u hoq më 20 janar nga forcat e Xhandarmërisë. Deri më tani zyrtarët e Komunës së Preshevës kanë pohuar se nuk dinë vendndodhjen e lapidarit. Megjithatë, mediat, herën e fundit kanë raportuar se lapidari është i dëmtuar dhe gjendet në bazën ushtarake të Xhandarmërisë në Cakanocë, një fshat i vogël në hyrje të Preshevës./Titulli.com/
Lugina proteston kundër Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar (video)
Volebeak takon liderët, bisedohet edhe për lapidarin në Lluçan (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration