Kërkohet zyrë diplomatike në Luginë
Lokale

Kërkohet zyrë diplomatike në Luginë

17.Jun.2013 12:00
0
Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci i cili këtë javë nisë punën zyrtare në Beograd, ka thënë se zyra e tij nuk do të merret me Luginën e Preshevës. Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkojnë nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që ta hap një zyre diplomatike në Bujanoc apo në Preshevë, sepse hapja e dy zyrave për Luginën në Gjilan e Prishtinë, sipas tyre, konsiderohet e pakuptimtë. Ish-përfaqësuesi politik i UÇPMB-së dhe aktualisht kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu ka thënë se është e domosdoshme hapja e një zyre nga Qeveria e Kosovës në Luginë për të qenë prezent vetë qeveria në këtë rajon. “Kudo që e hap një zyre Qeveria e Kosovës apo kudo që ngrihet flamuri i Kosovës është shumë domethënëse, sepse burimi dhe problemi është në Luginë. Jo të raportohet në drejtim të Kosovës, por Kosova do të jetë drejtpërdrejt pjesë e problemeve të Luginës”, ka thënë Musliu për mediat e Prishtinës. Musliu është shprehur pesimist nëse Kosova do të mund ta hapë një zyrë në Luginë. “Është koha e fundit që të ketë diçka konkrete dhe të implementohet rezoluta e Kuvendit të Kosovës e jo të lihet vetëm për fushatë të subjekteve politike në Kosovë. Nëse këta e kanë bërë vetëm për fushatë, besoj që do t’i ndëshkojë populli”, ka thënë Musliu. Ai po ashtu kërkon nga institucionet e Kosovës që implementimi i marrëveshjes të bëhet në reciprocitet me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Kërkesa jonë është që të ketë reciprocitet që nga fillimi i implementimit të marrëveshjes çkado që u jepet serbëve në veri, të njëjtën gjë duhet ta marrin shqiptarët në Luginë edhe atë njëkohësisht, e assesi t’u jepet atyre dhe të pritet për ne”, ka thënë Musliu. Sipas tij, nëse serbëve në veri u jepet gjyqi i apelit, të njëjtën gjë duhet ta marrin edhe shqiptarët në Luginë, Qeveria e Kosovës duhet ta bëjë këtë me kushtëzime. Ndërkaq zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci i cili këtët javë nisë punën zyrtare në Beograd, ka thënë se zyra e tij do të merret me normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por nuk ka precizuar nëse do të jetë edhe “avokat” i të drejtave të shqiptarëve në Serbi. “Zyra e Kosovës në Beograd mandat të vetin e ka normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndërkaq sa i përket zyrës në Luginë, kjo është çështje e politikanëve të të dyja vendeve”, ka thënë shkurt Peci.
Zejni Fejzullahu rikthehet në drejtimin e “Sezai Surroit”
Lugina në mitingun e Erdoganit në Stamboll (foto dhe video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration