Lokale
Lugina mirëpret triumfin e së majtës në Shqipëri
Rritja e vazhdueshme e rezultateve të zgjedhjeve në favor të bllokut të së majtës në Shqipëri, ka ngjallur shpresat tek shqiptarët e Luginës së Preshevës, se qeveritarët e ri të shtetit amë, do të bëjnë veprime konkrete për zgjidhjen institucionale të problemeve me të cilat ballafaqohen ata në tri komunat e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, që administrohen nga Serbia.
[caption id="attachment_56403" align="alignleft" width="210"] Jonuz Musliu[/caption]
Konstituimi i institucioneve demokratike në Shqipëri, sipas Jonuz Musliut, kryetar i Kuvendit në Bujanoc, është i rëndësisë së veçantë në kohën kur shqiptarët në Luginë po ballafaqohen me rinisjen e dialogut për përmirsimin e të drejtave të tyre me autoritetet qeveritare të Serbisë.
Përfaqëdsuesit e jetës civile në Luginë në anën tjetër, urojnë të majtën shqiptare për triumfin e tyre në zgjedhje, ndërkohë që apelojnë për përmbushjen e obligimeve kushtetuese, për të cilat ata janë të detyruar.
[caption id="attachment_52853" align="alignright" width="156"] Jeton Ismaili[/caption]
Jeton Ismaili, gazetar nga Bujanoci e ka vlerësuar të rëndësishëm angazhimin qeverisë Rama, në zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Luginë, më shumë se ajo Berisha. Në mënyrë që sipas tij shqiptarët e këtushëm të fitojnë më shumë të drejta.
Ismaili e mbështet optimizmin e tij në premtimet që Edi Rama i ka bërë gjatë vizitave të tija në Luginë, kur edhe ishte zotuar për një asistencë më të madhe ndaj shqiptarëve të kësaj zone.
Optimizmi i shqiptarëve shtohet më shumë kur kihet parasysh fakti që kreu socialist Edi Rama, në cilësin e kryeopozitarit dy herë e pati vizituar Luginën, me çrast pati premtuar angazhim konkret në përmbushjen e obligimeve kushtetuese që ka shteti shqiptarë në raport me bashkëkombasit kudo që ndodhen e veçanërisht në Luginën e Preshevës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!