Lugina e Preshevës "koloni" kineze
Lokale

Lugina e Preshevës "koloni" kineze

27.Jun.2013 10:02
0
Delegacioni kinez i kompanisë “China Gezhouba Group Corporation” pas dy javë vëzhgimi ka vlerësuar se projekti për ndërtimin e kanalit ujor “Morava” – “është i realizueshëm edhe pse ekzistojnë pengesa të caktuara infrastrukturore të cilat mund të zgjidhen”. I pyetur për kohën që do të kërkojë ndërtimi i këtij kanali ujor deri në detin Egje përmes Selanikut në Greqi, drejtuesi i kompanisë kineze tha se në këtë rast koha matet me para. “Koha në këtë rast matet me para. Nëse vlerësohet se ka interesim dhe investohet një shumë e konsiderueshme e të hollave, puna mund të kryhet edhe për pesë vite, mirëpo mund të zgjatë edhe njëzetë, tridhjetë…”, thotë Ling. Por cili është interesi i këtij vendi të madh për të investuar në një projekt kaq ambicioz dhe gjigant. "Ky projekt do të ishte një shans  i madh ekonomikë  për kompanitë tona , ku parasëgjithash është e interesuar Korporata "Gezhouba" e cila edhe ka ndërtuar "Tri digat" e konsideruar si diga më e madhe në botë" shprehet për gazetën Novosti drejtori kinez i odës ekonomike kinezo-serbe  Dzhu .kanali ujor "E rëndësishme është që mallrat e tyre më shpejt dhe më lehtë të futen në tregjet e mëdha të Europës Perëndimore .Një vend i madh dhe i pasur si Kina asesi nuk mundet ta humb një shans të till dhe është thjesht cështje se nëse mundemi të gjejm edhe ndonjë tjetër vend të intersuar për këtë projekt dhe që ofron ofertë më të mirë se kinezët"- thotë Milan Bacevic ministër për planifikim hapsinor në Qeverinë serbe. Tani për tani  dy qeveritë kineze dhe serbe kanë ratifikuar memorandumin e nënshkruar me 26 janar në Peking , ku Kinës i  jipet e drejta për të kryer fizibilitetin dhe propozuar projektin e realizmit të projektit ujor. Dy ditë më vonë Dacic kishte takuar kryeministrin maqedonas Gruevski në Shkup ku kishte propozuar Qeverisë maqedonase pjesmarrjen e tyre në hapjen e kanalit ujor nga Morava në Vardar. Gruevski kishte theksuar pjesmarrjen e Maqedonisë në studimin e fizibilitetit duke e vlerësuar projektin si "shans për zhvillimin ekonomikë të vendit". Për "Kanalin Morava" sipas fjalëve të Ministritë Bacevic , nuk është e interesuar vetëm Kina por edhe fuqitë e tjera të mëdha botërore.  Sepse "në Europë nuk ekziston asnjë projekt tjetër që mundet të krahasohet me te" .   Bacevic konfirmon edhe interesimin e kompanive amerikane .  "Interesimi i tyre është i barazpeshuar me atë kinez. Gjithashtu ata kanë ofruar përvojat e tyre për studimin  e fizibilitetit . Ata ( Amerikanët) ndoshta do të hynë së bashku me kinezët në projektë , jam ndërmjetës në këto bisedime "... shprehet Bacevic për Novostin. Kanali ujor Danubë-Deti Egje , kundërpërgjigje për Kosovën “Vetëm me ndërtimin e kanalit ujor dhe korridorit 10 (të gjitha në Luginën e Preshevës), do të zvogëlohet rëndësia gjeostrategjike e Kosovës”, kishte theksuar  Nenad Iliq , analist në grupin për Kosovë dhe president i rrjetit nacionalo liberal.  transmetuar nga Koha.net Gazeta “Tribuna” është përpjekur të marrë vesh nëse institucionet e Kosovës janë në dijeni se çfarë po ndodh dhe nëse kanë ndonjë strategji për të ardhmen. Deri tani nuk e posedojmë informacionin e tillë, ndaj gjykojmë se nuk mund të prononcohemi lidhur me të”, është përgjigjur Lah Nitaj, këshilltar për media në Ministrinë e Transportit të Kosovës. Ish drejtoresha e rrugëve të Kosovës, Kaqusha Jashari, idenë e ndërtimit të kanalit e she më shumë si iniciativë politike se sa një projekt të realizueshëm. Megjithatë, ajo vlerëson se krijimi i një kanali që mundëson transportin ujor të mallrave nuk do të ketë shumë ndikim në transportin rrugorë. kanali ujor I vetmi formacion politikë shqiptarë  që është pronocuar lidhur me planin serb është Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar një formacion politikë me seli në Tiranë , që udhëhiqet nga Gafurr Adili . FDBK vitin e kaluar i kishte shkruar një letër ish sekretares amerikane të shtetit ku kishte kërkuar intervenimin e investitorëve amerikanë në projektin e kanalit ujor. Sipas letrës dërguar zonjës Klinton , SHBA që nga viti 1913 kishte fituar me koncesion territorin e Luginës së Preshevës pas një marrëveshje Ruso-Amerikane të nënshkruar me 18 janar 1913 në Shën Peterburg . Sipas lajmit të publikuar në Nju Jork Tajms të asaj kohe  kompania amerikane e inxhineris civile nga Nju Xhersi kishte projektuar dhe fituar të drejtën e ndërtimit të kësaj rruge ujor. Nëse i bëjmë një kronologji të ngjarjeve, kjo ide  flet shumë në rrafshin politik dhe gjeostrategjik.  U duk sikur u hoq vetëm një lapidar , por shekull pas shekulli planet janë po ato , dhe ajo që i ushqen është gjeopolitika. Po cila është vlera vërtetë e Luginës së Preshevës ? Po konflikti i vërtetë nga ç’lloj  interesash mund të ushqehet? A kemi  të bëjmë me çështjen e interesave të minoriteteve apo kemi të bëjmë me gjeopolitikë dhe gjeostrategji. Brenda skemës së madhe për kontrollin e EuroAzisë nuk ka asnjë rajon të parëndësishëm .Brenda rajoneve ka vende të cilat për shkak të gjeografive të tyre kanë pozicione kyçe .Një pozicion të tillë e ka Lugina e Preshevës e populluar ndërkohë prej shqiptarëve. Ky është pozicioni kyç për ndërtimin e kanalit ujor Danubë-Deti Egje dhe një korridori strategjikë  që mundëson daljen e shpejt nga Ballkani në detin Egje nëpërmjet luginave. Pak ditë pas heqjes së lapidarit shqiptar të pjesëtarëve të UÇPMB në Luginën e Preshevës, mijëra kilometra larg, në Kinë, firmosej nga serbët në heshtje një marrëveshje e cila kishte lidhje pikërisht më këtë Luginë , ndoshta jo direkt me lapidarin por me Luginën po kishte lidhje. Dhe çuditërisht  asnjë reagim nga pala shqiptare , thuajse nuk kishte ndodhur asgjë. /Arben Jahiu/Titulli.com/
Lagja “Gashë” dhe shkolla “Sezai Surroi” me asfalt (foto & video)
Lugina mirëpret triumfin e së majtës në Shqipëri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration