Lokale
		                        		                        Shtyhet hapja për vitin 2014 e kufirit Miratoc–Llojan 
		                        
		                        Pika kufitare Miratoc – Llojan që lidhë komunën e Preshevës në Serbi me fshatrat shqiptare në Maqedoni, nuk do të hapet edhe këtë vit. Në vitin 2005 dy qeveritë respektive kishin marrë obligimet që të hapnin kufirin Miratoc – Llojan por tash e 8 vite asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim.
 Ndonëse qeveria e Serbisë pretendon se është gati , ajo e Maqedonisë as që po mendon që të hapë këtë pikë kufitare.
Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, gjatë një interviste për RTP  i ka hedh fajin palës Maqedone , duke  thënë se sa i përket qeverisë serbe kufiri mund të hapet brenda 2 muajve , por  problemi sipas tij qëndron në shtetin fqinj i cili  nuk kanë mbaruar infrastrukturën .
“Në lidhje me kufirin ne kemi biseduar me përfaqësuesit e ambasadës së Maqedonisë , po ashtu kryeministri Ivica Daçiç ka biseduar edhe me homologun e tij Nikola Gruevski. Edhe bashkësia ndërkombëtare e cila është e kyçur në realizimin kësaj marrëveshje ka kërkuar që sa më shpjet të hapet kjo pikë kufitare. Ne jemi gati dhe presim që pala Maqedone të mbaroj punimet", tha Stankoviq.
Ai ka thënë se kufiri mund të jetë gati në fillim ose në mes të vitit 2014.
“Ne shpresojmë që kjo pikë kufitare të hapet gjatë vitit 2014 dhe të mundësohet qarkullimi për fshatrat të cilat kufizohet përmes kësaj rruge".
Pika kufitare Miratoc – Llojan që lidhë komunën e Preshevës me Maqedoninë  tashmë është shndërruar në problem politik , pasi pala serbe dhe Maqedone ka hapur shumë pika kufitare , sidomos në Krivo Pallank , ku kufizohen dy fshatra njëri serb dhe tjetri Maqedoni , dhe tërë kjo ishte bërë  për shkak të 8 nxënësve që  vijonin  mësimet në anë tjetër të kufirit.
Nga ana tjetër për këto vendbanime shqiptare në Serbi dhe Maqedoni edne nuk ka një kufi të dytë kalimi, përveç atij në Tabanoc./Titulli.com/

		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!