Lugina e Preshevës, midis ëndrrës dhe realitetit Kosovë-Serbi (video)
Ideja për korrigjimin e kufijve ka ngjallur shpresat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës se një ditë do të jetësohet referendumi i vitit 1992, kur shumica prej 97 për qind të banorëve kishin votuar për ribashkim me Kosovën, raporton emisioni “Udhëve” në RTK.
Në Luginën e Preshevës ka qytetarë që nuk i besojnë ideve të fundit për marrëveshje me Serbinë. Disa janë skeptikë se Serbia nuk i përmbahet marrëveshjeve me shqiptarët dhe të tjerët besojnë se kjo temë është hapur me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes nga këmbëngulja e Serbisë për të krijuar një mini “Repblika Srpska” brenda Kosovës.
Serbët e Luginës së Preshevës, ndërkaq, shprehen se Presheva do të mbetet pjesë e Serbisë.
Ne emisionin e parë për këtë sezon, emisioni “Udhëve” sjell intervista me qytetarë të dy etnive të Luginës së Preshevës si dhe përfaqësues politikë të shqiptarëve të atjeshëm. Krahas dilemave, megjithatë, tek shumica shqiptare mbizotëron besimi se një ditë ëndrra e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën do të jetësohet.
Ideja për korrigjimin e kufijve ka ngjallur shpresat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës se një ditë do të jetësohet referendumi i vitit 1992, kur shumica prej 97 për qind të banorëve kishin votuar për ribashkim me Kosovën, raporton emisioni “Udhëve” në RTK.
Më hollësisht, shikoni videon: