Shqiptarët në Bujanoc pa vendim zyrtar rreth zgjedhjeve për Këshillat Nacionale në Serbi
Data e zgjedhjeve për këshillat nacionale të pakicave në Serbi është përcaktuar për 4 Nëntor të këtij viti ndërsa partitë politike shqiptare në komunën e Bujanocit ende nuk kanë qëndrim zyrtarë rreth pjesëmarrjes në këto zgjedhje.
Adnan Salihu, kryesues i Lëvizjes së Progresit Demokratik gjatë bisedës për Titulli.com, tha se në ditët në vijim partia e tij do të dalë me qëndrim rreth kësaj teme.
“Lëvizja e Progresit Demokratik ende nuk ka marrë qëndrim zyrtar por kjo do të ndodh ditëve në vijim pas mbajtjes së mbledhjes së kryesisë”, u shpreh Salihu.
Ragmi Mustafa, nga Partia për Veprim Demokratik theksoi për Titulli.com se janë duke e shqyrtuar situatën politike në Luginë të Preshevës dhe pastaj do të marrin qëndrim rreth pjesëmarrjes në këto zgjedhje
“Partia për Veprim Demokratik në mbledhjen e radhës do e shqyrtoj situatën politike në Luginë të Preshevës pastaj do të del me një qëndrim zyrtarë rreth pjesëmarrjes në zgjedhje”, tha Mustafa , shkruan Titulli.com.
Ndërsa Sali Salihu, anëtarë i kryesisë së Partisë Demokratike për Titulli.com tha se vendimi për pjesëmarrje në zgjedhjet e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë do të shqyrtohet në mbledhjen e kryesisë pas shqyrtimit të rrethanave politike.
“Partia demokratike do shqyrtoj situatën politike të krijuar kohëve të fundit në mbledhjen e sajë të ardhshme dhe pastaj do të del me një qëndrim zyrtar rreth zgjedhjeve të këshillit Kombëtarë Shqiptarë të cilat janë paraparë ”, potencoi Salihu.
Ministri i Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, Branko Ruzhiq ka shpallur zgjedhjet për 4 nëntor për 22 këshillat nacionale të pakicave kombëtare./Titulli.com/