Lugina dhe reciprociteti!
Vështrime

Lugina dhe reciprociteti!

03.Mar.2013 21:19
0
Në dekadën e nëntë të shekullit XX-të, një TV Stacion  qe gjendje në hapësirat e Federatës Jugosllave i quajtur YUTEL me seli në Sarajevë intenzivisht ishte vënë në shërbim të ruajtjes së vlerave të socializmit dhe vëllazërim-bashkimit si sinonim i bashkëjetesës në ish Jugosllavi. Shkruan: Ylber Aliu- Preshevë Njëri ndër punëtorët e këtij mediumi z. Iliq duke e bërë një elaborim në retrospektivë për defektet e rregullimit federativ dhe sinjalet nga populli për mosfunksionim parimor të federatës së asaj kohe  kishte hedhur në dritë problemet” të cilat e zbehnin idilin e jetës në federatë. Rrëfimin e kishte filluar me sinjalet e dërguara nga populli me demonstratat e studentëve në Beograd e Prishtinë gjatë vitit 1968, Lëvizjen e MASPOKUT të vitit 1971 në Kroaci dhe disa devijime që kishin ndodhur në rrugëtimin dhe jetën e vëllazërim-bashkimit të asaj kohe! Ky kishte arsyetuar masat e ndërmarra ndaj aktorëve dhe iniciuesve të këtyre ngjarjeve nga ana e shtetit por “nuk ishte pajtuar dhe i kishte gjykuar masat represive dhe brutalitetin ndaj shqiptarëve” nga organet federative të ish Jugosllavisë me arsyetim se “shqiptarët nuk duhej ndëshkuar nga se këta kënaqen me pak” dhe se nuk është dashur të atakohej statusi i Autonomisë nga se vetë shqiptarët do të aplikonin  masa shumë më radikale, më represive dhe më brutale për ta ruajtur atë dhe atë nivel të Autonomisë që e kishin në bashkësinë Jugosllave..   Se ky vlerësim mund të jetë i saktë dhe i vërtetë, kemi tani momentin e vetëkënaqësisë së shqiptarëve me rifillimin e bisedimeve shqiptaro-serbe në Zyrën e OSBE-së në Bujanoc, pa Platformë dhe pa konsensus, duke u trajtuar çështja e tyre si “çështje e brendshme e Serbisë”. Derisa serbët për statusin e tyre të ardhshëm në Republikën e Kosovës e “sollën para ngërçit diplomacinë evropiane” deri në shtyrje e bile edhe duke e “rrezikuar dialogun” Prishtinë-Beograd për krijimin e Bashkësisë së Komunave serbe në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe detyrimisht pranimin e ingerencave kushtetuese-administrative të kësaj bashkësie në lëmin e sigurisë, gjyqësisë, arsimit, informimit , shëndetësisë dhe ruajtjen e kontinuitetit shtetëror-territorial serbë , duke kërkuar garancitë nga faktori ndërkombëtar dhe shteti serbë, arritën që problemin e tyre ta avancojnë si problem ndërkombëtar i cili do një zgjidhje nga se paraqet një realitet të ri në raport me Republikën e Kosovës. Shqiptarët iu përgjigjën apelit që statusin dhe çështjen e tyre ta debatojnë e jo ta negociojnë me palën serbe në Zyrat e OSBE-së  në  Bujanoc! Ata në vend që të kërkojnë garanci nga faktori ndërkombëtare cila ka munguar që nga viti 2001 e këtej, ata kërkojnë garancitë nga Qeveria serbe për të drejtat e tyre dhe statusin e tyre me kërkesat: “tre herë të rikonfirmuara dhe katër herë të konfirmuara e të rikonfirmuara, e tani të gatshme për riprezantim” edhe një herë Qeveris serbe në Zyrën e përfaqësisë së OSBE-së në Komunën e Bujanocit? Deri sa serbët përpiqen ta institucionalizojnë jetën e tyre në institucionet e kërkuara, e bashkë me të avancimin e statusin dhe garancitë për jetën e tyre, shqiptarët prapa shpinës së Kuvendit të tre Kuvendeve dhe pa institucionalizim të këtij organi unik shqiptarë të Luginës, i rifillojnë ato dhe hyjnë në bisedime me personin nga pala serbe i cili është i padëshirueshëm për shqiptarët. Këtu tani kemi dezorientim në hapësirë dhe në kohë nga se garancitë duhet të kërkohen atje ku janë qendrat e vendosjes politike-ndërkombëtare dhe ku të Drejtat Kolektive dhe Individuale janë të institucionalizuar ,të sanksionuar dhe të mbrojtura me Konventa për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut. A është ky skenar i politikës pa kokë fare apo me kokë te poshtë, ashtu siç e kemi zakon ta bëjmë atë-ku mbyllen sytë përpara situatës tejet katastrofale? Shqiptarët nëse nuk ndryshojnë trendet politike, shumë shpejt në Luginë do të jenë përfaqësues me pakicë apo shumë të rrallë në këto troje ashtu siç edhe e kemi tani shembullin me shqiptarët e Medvegjës! Skemës së minuseve për statusin e shqiptarëve në Luginë më duhet t ia shtoj edhe minusin e vendit-qendrës për zhvillimin e bisedimeve (negociatave) nga se vendi-qendra politike e negociatave që do të ishte dyert e diplomacisë evropiane për statusin tonë, ajo tashmë është konsumuar me Planin e Covicit, pasojat e të cilit po i dëmtojnë interesat jetike të shqiptarëve  si  në sferën e politikë bërjes po ashtu edhe në sferën e situatës ekstreme varfanjake të shqiptarëve të këtushëm. Ka Lugina kapacitete të përtëritjes së përfaqësuesve për dialogim apo nuk ka? Deri sa prifti serbë në spitalin për akusheri-gjinekologji të Nishit priste lindjen e djaloshit për përtrirjen e Konstantinit, ne nuk e kam idenë se ku, dhe kur mund të presim lindjen e një Konstantine-Treni  i cili do udhëtojë me shqiptarët e Luginës në të ardhmen, për ardhmërinë e tyre..! SHEMA PËR MINUSAT E STATUSIT TË SHQIPËTARËVE:    

minusta e lugines 1

minusta e lugines 2

minusta e lugines 3

Tani rifillimi i bisedimeve në Bujanoc është edhe një minus shtesë për Shqiptarët e Luginës kur kemi të bëjmë me dialogun  e tyre e të cilët janë duke u trajtuar tërësisht si çështje e brendshme e Serbisë dhe si problem i përmbyllur duke e konsumuar statusin e tyre me nënshkrimin e Planit të Qoviqit.
Po këta kush i kujton?!
Çka qëndron pas termit "Albanofobi"?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration