Lugina dëshiron bashkimin me Kosovën
Lokale

Lugina dëshiron bashkimin me Kosovën

28.Jan.2014 16:58
0
Me rastin e shënimit të 14-vjetorit të daljes publike të UÇPMB-së, ish-drejtori politik i kësaj ushtrie, Jonuz Musliu, ka vlerësuar se synim i këtij formacioni ushtarak ishte çlirimi i Luginës së Preshevës dhe bashkimi i saj me Kosovën.Teksa ka përshkruar ditën e 26 janarit të vitit 2000 ai, në një bisedë për “Epokën e re”, ka bërë me dije se edhe pas 14 vjetëve në shpirtin dhe në zemrën e çdo shqiptari të Luginës së Preshevës është bashkimi me Kosovën, pasi kjo trevë me dhunë e pa dëshirën e popullatës ishte shkëputur nga trungu i saj. “Qëllimi dhe synimi i UÇPMB-së ka qenë i cekur edhe në platformë. Ishte bashkimi me Kosovën, pasi Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë qenë tokë integrale e Kosovës dhe janë ndarë dhunshëm prej këtij vendi. Për këtë është organizuar lufta jonë çlirimtare. Ky synim vazhdon të ekzistojë ende në shpirtin dhe zemrat e popullit shqiptar. Kudo që jetojnë, të gjithë janë njëzëri të vijmë deri te bashkimi me Kosovën”, ka thënë Musliu. Ai i ka ftuar të gjithë shqiptarët të angazhohen për këtë bashkim, duke shtuar se një gjë e tillë mund të arrihet vetëm me punë. Sipas Musliut, rol të rëndësishëm në këtë drejtim mund të luajnë udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Shqipërisë së bashku me faktorin ndërkombëtar. “Bashkimi arrihet me punë, unitet të të gjithë faktorëve shqiptarë, me mbështetje financiare dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve. Tani është momenti kyç që edhe Shqipëria e Kosova ta ngrehin dorën lart dhe t’i tregojnë Serbisë se kjo pjesë është e shqiptarëve dhe nuk duhet të preket. Obligim moral dhe kombëtar kanë Hashim Thaçi dhe Edi Rama si dhe kushdo që vjen pas tyre”, është shprehur Musliu. Musliu, i cili aktualisht është kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, e ka pranuar se fillimisht frymën e unitetit duhet ta tregojnë liderët e shqiptarëve në Luginë, pastaj pjesa tjetër e shqiptarëve. “Esenca është tek uniteti i të gjithëve. Ne duhet të bëhemi bashkë sikur ato thuprat e Skënderbeut. Pra, unitet kërkohet nga vetë shqiptarët e Luginës së Preshevës, nga lidershipi ekzistues i shqiptarëve, pastaj unitet duhet të kërkohet nga Kosova dhe Shqipëria”, ka deklaruar Musliu.
Në Luginë u organizua seminari me maturantët “Udhëzime për zgjedhjen e drejtimeve studimore"
Bujanoc: Pjesë të Manastirit “Prohor Pcinjski” bëhen shkrumb (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration