Lokale
Bujanoc: Pjesë të Manastirit “Prohor Pcinjski” bëhen shkrumb (foto)
Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në objektin e Manastirit “Prohor Pcinjksi” në territorin e komunës së Bujanocit, afër kufirit me Maqedonisë, ndërsa nuk ka të lënduar rëndë apo të vdekur.
Siç raportuan sot media serbe, zjarri ka filluar para orës 10 në pjesën e çatisë së Konakut dhe fatmirësisht nuk ka të vdekur përveç 5 personave të lënduar lehtë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë shërbimet e zjarrfikësve që kanë arritur të lokalizojnë zjarrin e shkaktuar.
Shkaqet e shkaktimit të zjarreve ende nuk dihen ndërsa shërbimet për situate të jashtëzakonshme komunale në Bujanoc ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion zyrtar lidhur me rastin./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!