Në Luginë u organizua seminari me maturantët “Udhëzime për zgjedhjen e drejtimeve studimore"
Lokale

Në Luginë u organizua seminari me maturantët “Udhëzime për zgjedhjen e drejtimeve studimore"

28.Jan.2014 17:32
0
Seminari me temë “Udhëzime për zgjedhjen e drejtimeve studimore” e organizuar enkas për maturantët e Luginës së Preshevës u organizua nga Shoqata Kulturore DITURIA me seli në Preshevë si dhe nga Organizata Kulturore Humanitare “Vëllazërimi” nga Bujanoci. Seminari në fokus kishte maturantët e Luginës ku rreth 45 maturant nga shkollat e mesme të Preshevës dhe 25 maturant nga shkolla e mesme e Bujanocit morën pjesë në këtë aktivitet që kishte si synim orientimin e tyre për përzgjedhjen e drejtimeve pas përfundimit të shkollimit të mesëm. vellazerimi seminari 2Seminari ka zgjatur 3 ditë ku në ditën e parë është zhvilluar në sallën e Kuvendit të Preshevës ndërsa dy ditë të tjera është zhvilluar tek Hotel Rozafa në Bujanoc. Pjesëmarrja e madhe e maturantëve dhe interesimi i tyre për reflektimin mbi vazhdimin e studimeve universitare e bëri të begatshëm këtë seminar. vellazerimi -ditria seminar prNexhmedin Ademi,  drejtori i Shoqatës Kulturore “DITURA” theksoi se me veprimtarinë e tyre përkujdeset që në projeksionin dhe konstruksionin e të rinjve të rikuperoj elementet e traditës kulturore, trashëgiminë si pjesë e identitetit kulturor të popullit tonë.. “Seminari ka për qëllim të ofroj udhëzime praktike dhe përzgjedhja e duhur e drejtimit akademik e këtyre të rinjve do të mundëson që në të ardhmen të krijojnë një perspektivë më të mirë, konform të arriturave të reja  në fushën e mendimit shkencor dhe evoluimit teknologjik”, tha Ademi Ibrahim Rrustemi, kryetari i Organizatës Kulturore Humanitare “Vëllazërimi” në fjalën e tij tha se seminari për orientimin e maturantëve në përzgjedhjen e drejtimeve studimore është një aktivitet që për herë të parë ndodhë në koordinim mes dy organizatave në Luginë. vellazerimi- semijnar“Ky seminar është një organizim shumë i qëlluar ku si rezultat i tij nxënësit tash do të kenë një pasqyrë më të gjerë për t`u përcaktua se në cilin drejtim duan të studiojnë pas përfundimit të shkollës së mesme”, deklaroi Rustemi. Ndërkohë Abdurrahman Zylfiu,  drejtor i Gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë theksoi se çdo lloj udhëzimi profesional për maturantët tanë është mjaftë i qëlluar, madje dyert janë të hapura në këtë shkollë për iniciativa të kësaj natyre që do të kontribuojnë për të ardhmen e maturantëve tanë. “Nga kjo që pashë këtu është një Vëllazërim dhe një Dituri e cila do të rrjedhë vetëm me arsimimin e gjeneratave të reja” tha mes tjerash drejtori i Shkollës së Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë Telat Arifi. Drejtori i Gjimnazit “Sezai Surroi” në Bujanoc Zejni Fejzullahu theksoi se para nxënësve në seminar se ky projekt do të ndihmojë mi orientu maturantët në përzgjedhjen e profesioneve të tyre. Gjithashtu, Fejzullahu premtoi se në javët në vijim me maturantët e shkollës së tij do të vazhdoj me mbajtjen e orëve të veçanta për orientimin e tyre profesional.” Seminari ka pasur karakter vetëdijësues për maturantët e Luginës pasi që ata sot kanë sfidën më të madhe për orientimin e tyre në studimet e mëtutjeshme, duke i sjellë atyre alternativa të ndryshme dhe duke i krahasuar drejtimet me avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Ky organizim erdhi si një nevojë e madhe e orientimit të maturantëve për faktin se përzgjedhja e drejtimeve nga ta është fokusuar vetëm në disa degë të cilat janë mbipopulluar me student, ndërkohë që Lugina ka nevojë edhe për shumë profesionist të drejtimeve të ndryshme ku mungojnë kuadro të kualifikuara. fejzi beqiri - seminariPër tematikat e seminarit dhe trajtesat e tij u përkujdesën profesor dhe studiues nga vendi dhe rajoni si Mr.Shkodran Ismaili – Jurist nga Presheva, Prof.Dr.Zeqirija Ibrahimi – studiues nga Shkupi, Mr.Liburn Mustafa – studiues nga Presheva, Prof.Dr.Ali Pajaziti – sociolog nga Universiteti i Europës Juglindore në Tetovë, Mr.Fejzi Beqiri – Jurist nga Bujanoci, Dr.Amir Rexhepi – mjek nga Bujanoci, Prof.Bardhyl Veseli – inxhinier i Informatikës nga Presheva si dhe Taxhudin Shabani – studiues i psikologjisë nga Shkupi. Ndërsa në ditën e tretë dhe të fundit nga nxënësit pjesëmarrës u prezantua një dramë me tematikë mbi rolin e rinisë, familjes dhe femrës në shoqërinë tonë nën përkujdesjen e regjisorit Agron Boriçi. Në fund u shpërndanë mirënjohjet e përkrahjes së seminarit për Gjimnazin “Skenderbeu” në Preshevë, Shkollën e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë si dhe për Gjimazin “Sezai Surroi” në Bujanoc. Organizatorët e këtij seminari kanë falënderuar shkollat e përmenduar për bashkëpunimin dhe kontributin që dhanë në organizimin këtij seminari. Gjithashtu edhe për gjithë nxënësit pjesëmarrës u shpërnda nga një mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre./Titulli.com/  
Thejmura : Pas Tetovës e Gostivarit "thyejm" urën e Ibrit
Lugina dëshiron bashkimin me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration