Loja për pushtet vazhdon hap pas hapi!
Vështrime

Loja për pushtet vazhdon hap pas hapi!

08.Feb.2015 23:03
0

Kryetari i Komunës së Preshevës, zotëri Ragmi Mustafa, pas pushtimit të Këshillit Nacional Shqiptar, të cilin e konsideronte antishqiptar, tani është duke përgatitur një strategji të re për të pushtuar Parlamentin e Serbisë.

Shkruan: Kujtim Sadriu

Ai, ka nuhatur se të gjitha institucionet “antishqiptare” po i shkojnë për shtati dhe po i fiton me lehtësi.

Siç mësohet jo zyrtarisht kryetari pushtetar i Preshevës ka vendosur që të pushtoj edhe Bujanocin, duke pas parasysh se për të siguruar kolltukun e deputetit në parlamentin serb duhen mbi 10 mijë vota.

Prandaj, Ragmi Mustafa ka vendosur që të shtrijë subjektin e tij edhe në Bujanoc për të siguruar votat e mundshme për postin e deputetit pa krijuar koalicione me ndonjë parti shqiptare apo serbe siç kishte bërë “poslaniku” i sotëm në vitin 2012 me veteranët e luftës në Kurshumli.

Mirëpo, çka është më e keqja se, kryetarit në fjalë i ka plas sherri edhe në partin e ti, duke ju ndarë anëtarët në dy taborre: në idealistë dhe interesxhi, edhe atë pas pjesëmarrjes në zgjedhjet për KNSH.

Në marrëveshjen tjetër të Partisë Demokratike Shqiptare të zgjedhjeve 2012, ishte paraparë që drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë të jetë nga vendvotimet e Preshevës, mirëpo kryetari pushtetar shkeli marrëveshjen e subjektit duke e emëruar drejtorin e një subjekti nga radhët e UDSH-së.

Shkelja e radhës vjen duke i anashkaluar anëtarët e subjektit të vetë dhe duke i punësuar individë të subjekteve të tjera të cilët kanë vota të konsiderueshme.

Rast konkret na ishte këshilltari i PVD-së në Preshevë, i cili nxirrte flakë për të drejtat qytetare e më në fund u shit për një pagë qyqare.

Ndaj, i gjithë ky marifet i kryetarit po bëhet vetëm e vetëm për t’ia arritur sigurimin e ndonjë mandati të deputetit republikan. E këto fizkultura nuk bëhen  për të mirën e qytetarëve, por për interesa personale, grupore e partiake.

Vrapimi pas këtyre posteve të larta, sjell pas vete jehonën e përçarjeve, urrejtjeve, revanshizmave dhe shantazheve, të cilat çojnë ujë në mulli të huaj, shkurt e shqip, në Beograd, i cili më lehtë pastaj i sundon.

 

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

(Autori është drejtues i Partisë Liberal Demokratike për Preshevë)

Midis protestës dhe emigrimit
Ku ishe ti, Adam?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration