Lokale
Liderët e Luginës takohen me Vuçiqin
Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës gjatë takimit të sotëm me zëvendëskryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, kanë kërkuar që shqiptarëve në Luginë t’i gëzojnë të njëjta të drejta sikurse serbët e Kosovës.
“Duam të kemi universitet, qasje dhe pjesëmarrje më të madhe në qeveri dhe në institucionet e Serbisë” ka deklaruar Deputeti në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi.
Kurse Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka kërkuar nga Qeveria serbe që të mos provokohen me çështjen e lapidarëve, të legalizohen simbolet kombëtare, përmirësim të situatës në arsim, demilitarizim të Luginës së Preshevës nga xhandarmeria serbe e një serë kërkesash të tjera, transmeton Titulli.
Mediet serbe raportojnë se në takim është folur kryesisht për probleme ekonomike, për të cilat Vuçiq është deklaruar se do trajtohen me seriozitet.
Përveç Halimit dhe Beqirit në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kryetarët e dy komunave Preshevë dhe Bujanoc, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi, Jonuz Mulsiu kryetar i KK-së në Bujanoc, Skender Destani-zv. kryetar i Komunës së Preshevës dhe Shaip Kamberi zv. kryetar i Partisë për Veprim Demokratik.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!