Arifi në shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve
Lokale

Arifi në shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve

02.Jul.2013 13:38
0
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ka marë pjesë sot në festimet  e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve të organizuara nga ambasada e këtij shteti në Beograd. Me këtë rast, kryetari Arifi ka zhvilluar një bisedë miqësore me ambasadorin amerikan, Michael Kirby, të cilën e ka njoftuar me rrjedhat e përgjithshme në komunën e Bujanocit dhe në Luginë të Preshevës . Arifi, i’a ka përcjell diplomatit amerikan përkushtimin e administratës komunale në realizimin e planit zhvillimor të hartuar në bashkëpunim me CHF-në, duke e cilësuar atë si një bazament të fuqishëm drejt kahjeve prosperuese, sidomos drejt zhvillimit ekonomik. Poashtu, ambasdaorin Kirby e ka njoftuar edhe me projektet e implementuara nga ana e USAID-it të cilat ka në nisur të ngjallin edhe disa segmente të bizneseve të vogla dhe të mesme në sektorin privat. “ Për të ardhur në këtë nivel të realizimit të projekteve është dashur një zhvillim i hovshëm infrastrukturor, të cilin sot edhe e kemi duke falenderuar popullin amerikan, i cili përmes orgnizatave të ndryshme nga ky shtet mik ka dhuruar me dhjetëra donacione për komunën tonë “, është shprehur kryetari Arifi. Nga ana tij, ambasadori Micheal Kirby, e ka falenderuar kryetarin Arifi për mikrpitjen gjatë vizitave të bëra në Bujanoc, ku ka potencuar se me rastin e tyre është ndier si në shtëpinë e tij. Micheal Kirby i ka premtuar njeriut të parë të komunës sonë se SHBA-të do të vazhdojnë të investojnë në Bujanoc edhe në të ardhmen. “Ne e çmojmë lartë stabiletetin politik dhe qeverisjen e sukseshme nën drejtimin e kryetarit Arifi, andaj jemi të vetëdijshëm se meritoni që edhe në ta ardhëm të ndihmoheni “ është shprehur ambsadori amerikan Michael Kirby. Në ceromonialin e zhvilluar nga ambasada e SHBA-ve në Beograd, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka këmbyer biseda edhe me shumë diplomatë tjerë të ambasadave dhe misioneve diplomatike të akredituar në Beograd. Në të gjitha rastet, komuna e Bujanocit, përmes kryetarit Arifi,  ka marë lëvdata për mënyrën e menaxhimit të administratës, ndërsa vet Arifi i’a ka përcjell ftesat një sërë përfaqësuesve të huaj të vzitojnë Bujanocin duke potencuar se janë gjithnjë të mirëpritur. Në këtë solemnitet, kreytari ka takuar edhe shumë zyrtarë të ministrive të ndryshme si dhe përfaqësues të subjekteve politike dhe persona eminent nga jeta publike./Titulli.com/
Liderët e Luginës takohen me Vuçiqin
PD shënon përvjetorin e dytë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration