Lokale
Shembet dheu, një i vdekur në Bushtran të Preshevës
Në fshatin Bushtran të komunës së Preshevës ka ndërruar jetë punëtori Z.A. si pasojë e shembjes së dheut gjatë punimeve në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit.
Me këtë rast sic njofton Policia, është ngritur akuzë për vepër penale ndaj A.J. (31) dhe G.J. (33) nga Presheva, të dyshuar për përgjegjësinë e vdekjes së punëtorit të tyre.
A.J. i cili është pronarë i kompanisë ARSOCOM nga Presheva, sipas kumtesës nuk ka përmbushur rregullat teknike për mbrojtje të punëtorëve në vend të punës, ndërsa në të njëjtën kohë ka vazhduar të shirijë rrjetin e kanalizimit në fshatin Bushtran pa personel përgjegjës në lëminë e ndërtimtarisë.
Të akuzuarve Gjykata Hetuese në Vranjë i ka caktuarë paraburgim në një afat prej një muaji.
Vlen theksohet se kompanitë ndërtimore të cilat veprojnë në komunat Bujanoc dhe Preshevë, në të shumtën e rasteve nuk përfillin rregullat teknike, ndërsa ka edhe prej atyre që nuk sigurojn punëtorët të cilët kryejn punët më të vështira në këtë sektorë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!