Letër për liderët e Luginës
Vështrime

Letër për liderët e Luginës

01.Mar.2013 19:24
0
[caption id="attachment_14110" align="alignleft" width="180"]Kujtim Sadriu Kujtim Sadriu[/caption] Sot 01.03.2013 bëhen 21 vite përplot me premtime, burgosje, vrasje,  mashtrime, trillime, diskriminime përfitime,  ku gjeri më sot nuk patë asgjë realizime për popullin e mjerë në luginë.   Por të gjitha këto shkuan në favor të liderëve duke pasur dhe bërë jetë luksoze ku tani fëmijët e tyre studiojnë në universitete më të shtrenjta nga ai i UEJL e gjer në Harvard, e ndërsa populli i Luginës akoma në errësirë e migrim. Dikur në 1912 na dëbonin me dhunë të tjerët, e ndërsa tani në 2013 na detyron të dëbohemi politika premtuese, mashtruese, diskriminuese e patriotizmi folklorik gjer te formimi i Shqipërisë natyrale. Qytetarë të nderuar, ndaj vendosa tua kujtoj se këtë dit mbaj mend qysh nga fëmijëria ime, prej kur isha 12 vjeç kur lozja në parqe me shokët e mi, shpresonim  e thonim, së shpejtë do të jetë Kosovë dhe atëherë do të marrim frymë lehtë menjë aromë të bukur. Fryma ime do të ndale dhe nuk do ta shijoj aromën nga premtimet e kota të liderëve tanë. Për plot një muaj në fushatën parazgjedhore shtresa intelektuale, subjektet politike në Luginë nuk hoqën nga goja, duke shpalosur programin dhe duke treguar se në programet e tyre i kanë si shtyllë kryesore realizimin e referendumin të vitit 1992 për bashkëngjitje me Kosovë. Ku njëherit po këtyre subjekteve që ju figuron në statuset e tyre se përkrahin territorin dhe integritetin e Republikës së Serbisë ku është e përfshirë edhe Kosova. Dikush ndoshta do të thoje se unë nuk kam drejtë të flas për këtë, për shkak subjektit që përfaqësoj, por dua t'ua kujtoj se unë nuk premtova, nuk mashtrova por përfaqësova ata që kërkonin heqjen e Kosovës nga kushtetuta e R. Serbisë. Sa e tmerrshme dhe tradhëtuese, ata që krenohen në ditën e 1 Marsit 1992 për bashkëngjitje me Kosovë tani fillojnë bisedime me Serbin, duke thënë se po kërkojnë të drejta, a në fakt nuk kanë kërkuar as të drejta, por janë duke kërkuar zbatimin e të drejtave tona që tani vetëm ekzistojnë në ligjet dhe Kushtetutën e Serbisë. Me gjitha këto të lartë përmendura dua të them se referendumi ka mbetur si përralla e kësulëkuqes duke mashtruar popullin për të marr votën me patriotizmin folklorikë. Sot kanë vërtetuar se kanë varrosur referendumin duke treguar gjitha subjektet politike, Këshilli Nacional, shtresa intelektuale, shoqata etj. Nuk kenë në gjendje ta përkujtojnë me një ceremoni 21 vjetorin e mbajtjes së referendumit 1992. Por si duket i kanë hutuar paratë e Trupit Koordinues dhe nuk kanë kohë për t'u marr me ceremoninë./Titulli.com/ (Autor: Kujtim Sadriu, kryetar i Partisë Liberale Demokratike në Preshevë. Qëndrimet e shprehura janë personale)  
Mjerimi ekonomik, kafshatë që s’kapërdihet!
Albanafobia e Berishës dhe islamofobia e Erdoganit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration