Lokale
Protesta shtyhet për të premten
Përfaqësuesit e subjekteve politike në Bujanoc sot kanë ndryshuar datën për mbajtjen e protestës gjithëpopullore
Këta përfaqësues sot kanë vendos që protesta të mbahet të premten më 1 shkurt, e jo të mërkurën sikur që kishin vendosur më herët.
Sipas anëtarëve të këshillit organizativë, ora për mbajtjen e protestës do të caktohet ditëve në vijim.
Në protestë do të marrin pjesë të gjitha partitë politike shqiptare që veprojnë në Bujanoc, si Partia Demokratike (PD), Partia për Veprim Demokratik (PVD), Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD), Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).
Zyrtarë të Partisë Demokratike e cila udhëheqë me komunën e Bujanocit kanë konfirmuar për Titullin se ky subjekt politik merr pjesë në protestën e gjithëpopullore, duke hedhur poshtë zërat për mospjesëmarrje në këtë protestë.
Jo zyrtarisht mësohet se deri te ndryshimi i datës së mbajtjes së protestës erdhi për shkak se të mërkurën në Bujanoc do të qëndrojë Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakica, Knut Vollebaek, i cili do të takohet edhe me liderët e partive politike të Luginës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!