Kur varfëria e mendimit të shpie në reforma!
Vështrime

Kur varfëria e mendimit të shpie në reforma!

21.Jun.2013 11:16
0

Të mendohet, apo të reformohet islami, ishte debati që pata fatin dhe kënaqësinë të isha prezent në atë mjedis ku diskutohej kjo temë, temë kjo që fillimisht të jepte përshtypjen së është dilemë, por të cilën më vonë ligjëruesi Sead Zimeri e çjerri prej kësaj mëdyshje, ngase nuk ishte dilemë, por parashtrim me gëzof dileme që nën emrin e dilemës të dëshmohet se ajo nuk ishte e tillë.

Shkruan: Iljasa Salihu;

iljasa salihuMe pak fjalë, unë nga debati i mbrëmshëm arrita të kuptoj  se islami nuk ka nevojë të reformohet, madje çdo nismë e këtij lloji do të ishte një gjymtim i rëndë i vetë parimeve të pandryshueshme të fesë islam. Ta keni një parasysh, reforma nuk është kërkesë e brendshme e myslimanëve, por kërkesë e jashtme e artikuluar prej jomyslimanëve! Të reformohet islami do të thotë t’ia përshtatësh islamin njerëzve dhe jo njerëzve islamin. Ligjëruesi solli shembullin e sistemit kamatar në Evropë e gjetiu. Kama me përplot urtësi është e ndaluar në islam, pavarësisht nëse kësaj sot i themi interes për mbarëvajtjen e shpenzimeve ose kryegjë me një shtesë të detyrueshme financiare, ajo sërish mbetet kamata për të cilën ka folur Zoti në Kuran dhe një sërë thëniesh e paralajmërimesh prej Muhamedit alejhi selam na thumbojnë për çështjen në fjalë. Duke dashur disa (madje të cilët sot njihen edhe si dijetar të rryer islam) t’i përgjigjen kërkesave të myslimanëve, ligjësuan nën emrin e islamit edhe këtë element parimisht jo islam. Këta nuk pranuan të jenë mëkatar, por gjoja nën emrin e shpëtimit të tyre, u futën në një mëkat shumë të madh se ky, pra duke thyer parimet themelore islame, edhe atë, nën emrin e reformave. Ky ishte vetëm një shembull që kujtesa ime me ndjesi e ruajti. Të mos ia përshtatim islamin njeriut, por njeriun islamit!     Të mendohet islami do të thotë, të hidhen në pah ato gjëra që gjenden në islam, por fatkeqësisht sot nuk duket askund, ose të pakën shihen në horizontin e vakët për arsye ndoshta politike, pse jo edhe ideologjike. Të mendohet islami do të thotë të ruhet islami, por ruajtja e islamit nuk ia cenon kësaj feje dhënien e përgjigjeve, përgjigje këto që paraqiten me rastin e parashtrimit të pyetjeve dhe  çështjeve të reja, të cilat në dukje të parë të krijohet mbresa se raste dhe përgjigje të tilla fare nuk mund të gjesh në brezin e hershëm islam. Pavarësisht kësaj, duhet ditur se faji fillimisht mund të jetë i vetë myslimanëve, ngase nëse unë nuk mund t’i zgjidhi ekuacionet matematikore me dy të panjohura, është faji tek unë dhe jo tek detyrëdhënësi, sepse pastaj vihet në pikëpyetje prej vetë atyre që edhe qajnë në namaz, konstatimi se Kurani dhe jeta e thëniet e të Dërguarit alejhi selam janë segmente të cilat si rrëshirë e begatshme në malin tonë do të rrjedhin deri në ditën e prishjes përfundimtare të kësaj bote. Evoluimi i përgjigjeve ndaj çështjeve a risive të shumta nuk do të thotë shkarje prej parimit themeltar islam, mbase pikërisht duke e menduar islamin do ta shohim madhështinë e kësaj feje e cila ka mundësi të ketë qëndrim për çdo gjë e për çdo çështje. Reformatorët e islamit u bën si të tillë ngase u përballen me paaftësinë e të menduarit të islamit. Ata nuk ishin të aftë dhe nuk kishin durim ta gjenin makinën e strukur në garazhin e fshehur dhe si rrjedhojë e kësaj paaftësie ata morën rrugë të gjatë duke ecur në këmbë. Reformatorët e islamit janë të varfër në mendime, ose të paktën kështu paraqiten, deri sa nuk e shohim ndonjë argument që do të fliste për konspiracionin e tyre, ose të qenit krimb brenda trungut të islamit. Ata fillimisht kërkesat e tyre i bëjnë, jo në saje të kërkesave që ata ose grupi që përfaqësojnë ata një gjë të tillë e kërkojnë, por në saje të imponimit të jashtëm, pra të atij që nuk ka asgjë kundër që ti si mysliman të kesh xhami, madje edhe të kryesh namazin në vendin e punës, por që po e preke në sistemin e përgjithshëm shtetëror, atëherë do të mund ta shohësh fytyrën e tij të vërtetë, që deri dje e shikoje si fytyrë tejet tolerante. Nuk ka mundësi që islami të mos ofron përgjigje të shëndosha dhe të arsyeshme ndaj kërkesave dhe nevojave të myslimanëve që jetojnë në Evropë, sa t’i rreket dikush reformave, të cilat fillimisht mund të duken të bukura dhe plotësuese, porse në të vërtet kjo është shumë dëmshme, sepse vihen në peshojë parimi dhe buzëqeshja e përkohshme, duke peshuar kështu më rëndë buzëqeshja e përkohshme nën emrin e islamit. Duhet theksuar se nuk ka nevojë ta mendon gjithkush islamin në kuptimin e hedhjes në pah të thesarit islam, thesar ky që ky brez më shumë është i prirë t’ia mallkoj pluhurin sipër sesa të merret me gërryerjen e atij vendi të pluhurosur. Islami në këtë kuptim le të mendohet prej mendimtarëve të cilët kanë mundësi edhe të prodhojnë pluralizëm mendimesh, ngase në thelb nuk mund të kemi të menduar i cili nuk krijon dallime a hendeqe ndërmjet mendimtarëve, pastaj nga kjo tufë dhe nga ky hendek prej mendimtarëve të dëshmuar të hidhet mendimi a përgjigja e shëndoshë islame në mjediset të cilët nga frika dhe varfëria e mendimit më shumë parapëlqyen reformën sesa gërryerjen e mendimit islam në minierën me minerale të shumta dhe të ndryshme. Ky është koncepti im prej asaj që mbrëmë arrita ta kuptoj!
Vasil Kënçovi, Shqiptarët, Kazaja e Preshevës dhe struktura e saj etnike
Kosovë thyeje heshtjen, hapi hetimet për këtë Vigan Liberator
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration